• |
ide | kryesore

Detaje/ U hodh nga ballkoni i Infektivit, pacienti me COVID prej disa ditësh i shtruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



69-vjeçari që u hodh pak më parë nga ballkoni i spitalit Covid-1, tek Infektivi, ishte prej disa ditësh i shtruar në këtë spital.

Për ngjarjen reagoi dhe policia.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“- njoftoi policia.

Kujtojmë se pak kohë më parë tre pacientë me koronavirus i dhanë fund jetës në spitalet COVID, ndërsa u hodhën nga lartësia.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty. Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *