• |
ide | kryesore

Donald Trump akuzon kompaninë Pfizer se vonoi lajmin e vaksinës për t’i mohuar atij fitoren

-Instant, Lajme, Planet



Donald Trump, ka akuzuar Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, si dhe gjigandin e farmaceutikës Pfizer se nuk e dhanë më parë njoftimin për një vaksinë kundër Covid-19, për t’i mohuar atij “një fitore, para zgjedhjeve”. Komentet e tij erdhën pasi Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit ishte më shumë se 90% efektive në provat klinike. Në një seri postimesh në Twitter, Trump pretendoi se e kishte ditur se Pfizer dhe të tjerët do ta shpallnin lajmin e një vaksine pas zgjedhjeve. Republikani tha se Administrata e Barnave dhe Ushqimit duhet ta kishte njoftuar këtë më herët, “jo për qëllime politike, por për të kursyer jetë.” Trump gjithashtu pohoi se vaksina nuk do të ishte në dispozicion “për katër vite të tjera, nëse Joe Biden do të kishte qenë president”.

Nga ana tjetër, zyra e Presidentit të zgjedhur Joe Biden uroi prodhuesit në zhvillimin e vaksinës. Në deklaratë, megjithatë, bëhej thirrje për të vazhduar me zbatimin e protokollit ndaj Covid-19, duke shtuar se do të duhen shumë muaj derisa të vaksinohet e gjithë popullsia e SHBA-së.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *