• |
ide | kryesore

Fshati vetëm tre km larg Korçës, 20 vite pa kanalizime, dy orë ujë në ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fshati Neviçisht ndodhet vetëm 3 kilometra nga qyteti i Korçës, por banorët thonë se nuk kanë qenë kurrë në fokusin e Bashkisë. Mungesën e investimeve thonë se kanë vuajtur në tre dekada demokraci, por prej një viti flasin për shqetësime jetike. Uji i pijshëm u shkon vetëm 2 orë në ditë.

“Ujin e pijshëm as 2 orë në ditë nuk e kemi”, shprehen baorët. Në mungesë të ndërhyrjeve për ujësjellës, shpëtim kanë gjetur tek puset. “Vetëm në mëngjes 2 orë dhe s’ka më ujë këtu, por mirë që janë puset”, shprehen banorët.

Ndërsa uji i pijshëm mungon, ujërat e zeza vërshojnë mes zonave të banuara.

Fshati nuk ka asnjë sistem kanalizimesh, duke i vënë përballë rrezikut të infeksioneve, kur i shtojnë problematikën me mos grumbullimin e mbetjeve.

“Këtu nuk ka kanalizime fare, unë kam 20 vite në këtë fshat dhe kurrë s ka pasur kanalizime”, shprehen banorët.

Thonë se janë takspagues të rregullt, por bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo nuk u ka kthyer asgjë si investim. “Taksat i paguajmë të gjitha, por këtu tek ne as nuk kanë vënë dorë fare”, shprehen banorët.

Mungesa e investimeve nga bashkia është shqetësim në shumë fshatra të Bashkisë së Korcës./ Ora News



2 Comments

  1. Pse ka ndonje fshat ne Shqiperi me Kanalizime dhe uje 24 ore. Ma thoni mua se do iki te jetoj atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *