• |
ide | kryesore

Gjithçka që duhet të dini për vaksinën e re antiCovid

Kryesore



Ndonëse fundi i pandemisë duket ende larg, njoftimi i korporatave farmaceutike Pfizer/BioNTech se vaksina e tyre ka rezultuar 90% e suksesshme në provat klinike ka entuziazmuar edhe shkencëtarët më të mirë. Këto janë rezultate të përkohshme dhe testimet do të vazhdojnë deri në dhjetor për të mbledhur më shumë të dhëna. Dy ndërmarrjet që realizuan vaksinën, një kompani bioteknike e vogël gjermane me ide të mëdha dhe gjigandi i farmacisë Pfizer me mjetet për ta zhvilluar çdo ide, nuk kanë nxjerrë ende të dhënat e hollësishme, praktikisht gjithë informacioni është marrë në mirëbesim. E megjithatë, askush nuk po sugjeron që rezultatet kanë qenë të tepruara. Në pamje të parë, vaksina jo vetëm që funksionon, por funksionon më mirë nga sa shpresonte gjithëkush. Shumica prej nesh nuk do ta marrin vaksinën përpara se viti të mbyllet, por është e mundur që dozat e para të hidhen në treg përpara fundit të vitit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të gjithë ata që punojnë në sektorin e kujdesit mjekësor duhet të jenë të parët në radhë që e marrin vaksinën. Prapëseprapë disa vende, si Mbretëria e Bashkuar, mund të vaksinojnë së pari të moshuarit, për sa kohë që duket se vaksina funksionon mirë në atë grupmoshë dhe nuk ka ndonjë anësor efektet.

Europa, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë blerë furnizimet të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech, 200 milionë doza do të shkojnë në BE, 100 milionë në SH.B.A. dhe 40 milionë në MB. Prodhimi tashmë është në proces e sipër, por nuk do të ketë mjaftueshëm për të furnizuar këdo që dëshiron ta marrë atë.  Megjithatë ekspertët kanë thënë se na duhen më shumë se një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë globale. Megjithatë ka shpresë në horizont pasi disa vaksina janë në proçës, dhe më afër realizimit duket ajo e Universitetit të Oksfordit(AstraZeneca). Ajo çfarë vërtetoi prodhimi i vaksinës së fundit, për të gjithë prodhuesit e vaksinave, është se është e mundur.

“Unë e mirëpres shumë lajmin që për herë të parë se një vaksinë për koronavirusin mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjes, kjo eshtë shumë e rëndësishme për shëndetin publik. Për një akses të barabartë global, do të na duhen shumë vaksina për të qenë të suksesshëm dhe kështu do të vazhdojmë përpjekjet tona për të testuar vaksinën e Oksfordit dhe shpresojmë të jemi në gjendje të ndajmë rezultatet e ndërmjetme para fundit të vitit”, tha Prof Andreë Pollard, kreu i grupit të vaksinave të Oksfordit.

Në Imperial College London, Prof Robin Shattock, i cili po shkon drejt zhvillimit të një vaksine tjetër që përdor teknologjinë mARN tha se zbulimi i vaksinës nuk ishte ende fundi i virusit por fillimi i përpjekjeve globale për të kontrolluar këtë pandemi. Një dritë në fund të tunelit.

“Lajmi për vaksinën është një hap para për Pfizer/BioNTech, por edhe për të gjitha vaksinat në përgjithësi. Kjo demonstron shpejtësinë dhe dobinë e teknologjisë së vaksinave ARN”, tha ai.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer/BioNTech mund të jetë e para që aprovohet duke përdorur teknologjinë e re të quajtur mRNA. Shattock po punonte për me këtë teknologji përpara se pandemia Covid-19 të godiste dhe ai thotë se nëse kjo teknologji funksionon në një vaksinë për koronavirus, ai beson se kjo do të jetë efektive në një luftë më të madhe kundër viruseve vdekjeprurëse.

Megjithatë ka një veshtirësi tjetër për të kaluar. Vaksina e Pfizer/BioNTech ka nevojë për ambiente tepër të ftohtë. Kjo do të thotë që duhet të ruhet në -80oC (-112F). Vendet me të ardhura të ulëta nuk kanë mundësitë për t’i ruajtur vaksinat megjithëse organizata e OKB-së po punon për furnizim në rast se është e nevojshme.

Momentalisht ajo çfarë është ndezur përveç shpresës për fundin e pandemisë është një grindje midis vendeve për të siguruar funizimin e parë të vaksinës. Shtetet e Bashkuara kanë ngritur pretendimin se operacioni “Shpejtësia e Luftës” ishte pjesërisht përgjegjës për suksesin e vaksinës. Por Pfizer ka mohuar deklaratën.

“Nenuk kemi qenë kurrë pjesë e ‘Shpejtësisë së Luftës’. Nuk kemi marrë para nga qeveria amerikane e as nga askush tjetër”, tha Kathrin Jansen, kryetarja e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave të Pfizer për New York Times.



5 Comments

  1. Keyesorja qe dihet per vaksinen, eshte se ajo doli e suksesshme fiks pasi doli rezultati i zgjedhjeve ne Amerike. Ah sikur zgjedhjet ne Amerike te ishin bere nje vit me pare…

  2. Përveç ” shpëtimtarit ” tonë të përjetshëm dhe gaztorit të pavdekshëm me emrin Sali Berisha, taborrit të “shpëtimtarëve” tanë të rremë i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës i cili, pas përshkrimeve bajate, vulgare, të padenja dhe antikushtetuesve të pushtetarëve, ka lëshuar ultimatumin çudibërës ” O sot, o kurrë ! “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *