• |
ide | kryesore

Grida Duma sulmon Ramën për premtimin për rritje rrogash të mjekëve: Mashtrim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Statusit të Edi Ramës, se me buxhetin e vitit 2021 do të ndodhë rritja më e madhe e pagave për mjekët dhe infermierët, nga PD i përgjigjet Grida Duma.

Ish-deputetja thekson se ky është një mashtrim i Ramës, i cili sipas saj, ‘vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera. Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje”.  

Duma quan borxh të pashlyeshëm ndaj bluzave të bardha mosrritjen e rrogave në 7 vite qeverisje të Ramës, dhe e mbyll reagimin duke pikturuar një tablo të errët me situatën ku ndodhet vendi me pandeminë. ©Lapsi.al

Mesazhi i Dumës:

Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”. Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!! Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021. “Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër! Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë. Mashtrim me efekt dështim!

Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot. Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat! Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë! Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera. Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje.

Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka. Rama mbulon dështimin me gënjeshtër. Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes. Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps.

Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës. Humbja e kontrollit po infekton popullatën. E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar. Bashkë do ta mundim këtë të keqe! Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë. Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!



5 Comments

  1. Madje une thomi ta rrismë pagënë e mjekeve 300% por vetem ne date 26 prill!
    Kush s’do….. te shkoje ne Spaç!

  2. Cfar plehrash jane dhe kta te PD, gjasme po thojn dicka. Une punoj ne fushen e shendetesise dhe mund tju them me bindje se asnje mjek nuk iken jasht shtetit per nje rroge me te mire, te gjithe largohen prej kushteve te punes, ose per nje jete me te mire per femijet e tyre. Asnje nga keto probleme PD nuk e zgjidh dot sepse eshte bashke fajtore me Ramen ne krijimin e ketyre problemeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *