• |
ide | kryesore

Juventus buzëqesh: refuzohet ankimimi i Napolit, mbetet 3-0 në tavolinë

-Instant, Sport


Gjykata e Apelit e Federatës Italiane të Futbollit (Figc) ka refuzuar ankimimin e Napoli në lidhje me vendimin për ti dhënë fitoren në 3-0 në tavolinë Juventusit në sfidën e kampionatit, që nuk u zhvillua sipas programit në Allianz Stadium në 4 tetorin e kaluar, duke konfirmuar edhe pikën e penalizimit për shoqërinë e kaltër në kampionat. “Ndryshe nga sa ishte pretenduar në ankimim, nuk është gjetur pamundësia objektive për të zhvilluar takimin”.

Apeli ka ngrirë edhe Romën, sikur të mos mjaftojnë lajmet e të infektuarve me koronavirus. Pavarësisht optimizmit të orëve të fundit në shtëpinë verdhekuqe, gjykata sportive e apelit në FIGC ka refuzuar ankimimin e Romës në cështjen e mesfushorit Amadou Diaëara. Është konfirmuar në këtë mënyrë vendimi i Gjykatësit Sportiv që ka i dha fitoren në tavolinë Hellas Verona me rezultatin 3-0.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *