• |
ide | kryesore

Leonardo ndez tifozët e PSG: “Ronaldo? Jemi një shoqëri që mundemi”

-Instant, Sport



Psg kthehet të përkundë ëndërrën Cristiano Ronaldo. Klubi parisien nuk ka reshtur kurrë së menduari për goditjen e madhe të merkatos e vetëm kriza ekonomike për shkak të pandemisë ka frenuar maninë e madhështisë së francezëve. Mesazhi është shumë i qartë gjithësesi e i dhënë nga vetë drejtori sportiv i PSG Leonardo: “Është normale që Cristiano Ronaldo afrohet me Psg. Bëjmë pjesë nga ai rreth i ngushtë klubesh që mund tia lejojnë – ka deklaruar në një intervistë braziliani. “Edhe pse situata është e komplikuar për të gjithë, merkato është një cështje mundsësie, përtej programimit. Ndonjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme”.

Një merkato në hyrje që mund të dhurojë surpriza të mëdha, e një merkato në dalje që, sipas Leonardos, nuk parashikon shitje të rëndësishme, situatë që lidhet me Mbappé, Neymar e Icardi: “Dy të parët kanë një kontratë deri në 2022″ vazhdoi Leonardo. “Prej kohësh kemi nisur dialogun, por tani gjërat janë më të qartë e diskutimet më intensive. Është objektivi ynë të ndërtojmë të ardhmen me ta, edhe sepse mendoj që Psg, ndryshe nga të tjerë në fund cikli ose në krizë, bën pjesë në ata klube të destinuar të imponohet në 5 vitet e ardhshme.

Për sa i përket trajnerit, Leonardo ka sqaruar edhe situatën mbi të ardhmen e Tuchel: “Kemi patur divergjenca edhe mediatike, por kemi folur edhe brenda klubit. Janë gjëra që ndodhin e do të habitesha për të kundërtën. Nuk kemi menduar kurrë të ndryshonim trajner, nuk kam telefonuar askënd, pjesa tjetër është thashethem. Pankina e Psg është e kërkuar, por është normale të jetë kështu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *