• |
ide | kryesore

Lëvizja Vetëvendosje: Ja kush ka votuar pro raportit të Dick Martyt nga politika shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë hedh dritë mbi votimin e raportit të Dick Martyt në Këshillin e Europës, që po përndjek liderët e UÇK-së deri sot, kur janë arrestuar e po gjykohen në Hagë për krime lufte.


Palët në politikën shqiptare kanë filluar me akuza të ndërsjellta për këtë raport, ku PS akuzon PD se ka legjitimuar raportin për UÇK-në.


Linku që sjell Abazi (kliko këtu) tregon se në KE ka qenë vetëm Ilir Rusmajli i PD që ka votuar pro raportit, ndërsa Damian Gjiknuri i PS dhe Shpëtim Idrizi votuan kundër. Por, në fjalët e vetë Boiken Abazit, “historia nuk mbaron me kaq”. 

 

“Pas zgjedhjeve të vitit 2013, Rusmali fillon të largohet nga PD, dhe më vonë propozohet nga PS si ekspert i jashtëm në komisionin për reformën zgjedhore – ku personin më të afërt ka Gjiknurin. Rusmali kthehet në ekspertin kryesor të shumicës aktuale (PS) në Kuvend për ndryshimet e dëmshme të Kodit Zgjedhor që po konsolidojnë në Shqipëri autoritarizmin elektoral. Pas miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, PS e voton tani Rusmalin, përmes Kuvendit, si pjesë të Komisionit për Ankesa dhe Sanksione (KAS) që do të menaxhojë zgjedhjet më 25 prill 2021. Në gjithë këtë kohë që ka punuar për llogari të PS, Rusmali nuk ka bërë asnjë apologji për votën e tij në favor të raportit antikombëtar të Dick Marty.” shkruan Abazi në Facebook. Kreu i LVV-së në Tiranë vazhdon duke theksuar që as PS e as PD nuk e kanë mbrojtjr si duhet UÇK-në. Ai ngre dy pyetje thumbuese për politikën shqiptare në raport me luftën e Kosovës.

“Duhet thënë që as PS e as PD nuk e kanë mbrojtur si duhet UÇK-në, dhe e kanë mbështetur votimin për Gjykatën Speciale në vitin 2015, kur LVV, AAK dhe NISMA votuan kundër në Kuvendin e Kosovës.

Dy pyetje:

1. Përse Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kurrë një rezolutë, siç ka bërë Kuvendi i Kosovës, për të njohur gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë?

2. Përse deputetët shqiptarë nuk janë përfshirë kurrë në përgatitjen e një dosjeje që dorëzohet në Këshillin e Evropës për të njohur e gjykuar gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve? Kosova nuk e realizon dot këtë gjë, pasi ka vetëm statusin e observuesit në Këshillin e Evropës.” – përmbyll Boiken Abazi. ©LAPSI.AL 

3 Comments

  1. Si do të ishte më mirë, që të lihej në fuqi akuza e marrëzishme e Dick Marty për transplatimin e organeve në “shtëpinë e verdhë” apo të insistohej që të bëhej hetimi për ta hequr këtë njollë të tmerëshme për shqiptarët ?
    Nëse , cilido politikan shqiptar i PD apo PS do të kishte ngulur këmbë në të kundërtën, pra që akuza e Marty të mos hetohej, e kjo të miratohej nga Këshilli i Europës,, për mbi njl dekadë kjo akuzë do të vazhdonte të rëndonte tek shqiptarët, duke u parë nga opinioni ndërkombëtar si njerëz kanibalë.
    Mendoni për një moment , sikur ajo akuzë pas hetimit të mos ishte rrëzuar e sot , përveç krerëve të UÇK para “dhomave të specializuara” , të ishte thirrur edhe kryeministri i asaj kohe në Shqipëri, Majko.
    Padiskutim që vendin kryesor në aktakuzë do ta zinin jo më akuzat e dyshimta për “krime kundër njerëzimit” por shqiptarët do të viheshin para drejtësisë , për krimin barbar të “kanibalizmit”.
    Nuk mund të quhet ndryshe veçse “kanibalizëm” barbar , që të vrasësh njerëz të gjallë për tju a shitur organet.
    Që të akuzosh disa politikanë shqiptarë që ngulën këmbë që për këtë akuzë medoemos të bëheshin hetime për ta hequr këtë njollë të llahtarëshme, e kalon naivitetin politik, por është një idiotësi politike

  2. Ore këta nuk janë gjëndje të kuptojnë që tjetër është të votosh për akuza dhe ti pranosh si të vërteta dhe tjetër është të votosh për hetim duke besuar që asgjë sështë e vërtetë nga ky raport antishqiptar iniciuar nga Rusia.Në vënd të deklarojnë që pafajsia e tyre do vërtetohet merren me akuza që dëmtojnë dhe i bëjnë shërbim Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu