• |
ide | kryesore

Morata, tregon momentin e artë: “Kurrë nuk kam luajtur kaq shumë, me CR7 kam raport super”

-Instant, Sport



Nisja e sezonit është super por e ardhmja është e gjitha për tu shkruar. Alvaro Morata, nga qendra e grumbullimit të Spanjës, rrëfehet për “El Partidazo” në Cope e Radio Marca.“Kishte kaq kohë që nuk luaja më shumë se gjashtë ndeshje me më shumë se 70 minuta në fushë. Sigurisht jam pjekur vonë, pork am mësuar nga cdo etapë. Një finale e Champions Juventus-Atletico? E shpresoj, edhe pse do të ishte më mirë një skuadër tjetër, sepse kundër Atleticos është gjithnjë vështirë të shënosh”, ka thënë sulmuesi bardhezi. Në lidhje me raportin e tij me Cristiano Ronaldo, ish-lojtari i Real tregon: “Kam patur gjithnjë një raport të mirë me të”.

Për rikthimin në Kombëtare, aq shumë i kërkuar nga tekniku Luis Enrique, ai shton: “Objektivi i cdo lojtari është të kthehet në kombëtare. Një futbollist punon për gjëra si kjo e vuan kur I shen ndeshjet në televizion. Një nga pak gjërat që më mungojnë është të fitoj me Spanjën. Ishte e vështirë të mos isha, sidomos në vitin e Europianit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *