• |
ide | kryesore

Nuk ka rinovim për Ibrahimovic? Milan vë në shënjestër Thuram jr e Depay

-Instant, Sport



Ibrahimovic është një siguri, por po i afrohet 40 viteve dhe rinovimi nuk po vjen, pavarësisht shprehjes entuziaste të palëve. Idea e Gazidis është ajo për tiu rikthyer Milanit të të rinjve. Ja përse drejtuesit kuqezinj janë duke u informuar për të tentuar sulmin për një nga profilet më interesantë mes sulmuesve europianë, Marcus Thuram, i biri i ish-mbrojtësit të Juventus Lilian, e për Memphis Depay, sulmuesin hollandez të Lion. Objektivi është për të gjetur një sulmues që mund të luajë me Ibrahimovic e, në të ardhmen ti marrë vendin.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Milan i është shtuar shumë skuadrave të tjera prestigjoze në garën për të marrë francezin, duke përfituar nga kontaktet e shpeshta me menaxherin e tij Mino Raiola. Thuram ka një kontratë me Borussia Monchengladbach deri në 2023 e vlerësimi për të arrin mbi 30 milionë euro. Nga Spanja, mbërrin edhe lajmi për ndërhyrjen e kuqezinjve në tratativën, që dukej një hap nga përfundimi, mes Barças e Memphis Depay. Hollandezi është në skadencë kontrate në qershor me Lion e ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë. Francezët kanë mundësinë ta shesin në janar, për të mos e humbur me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *