• |
ide | kryesore

Pasaporta si VIP nuk i bën punë Cobbina: Gjykata e dënon me 100 orë punë në shërbim të komunitetit

-Instant, Sport



Nuk e ka ndihmuar sulmuesin e kampionëve të vendit ndërhyrja e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për ti dhënë nënshtetësinë shqiptare në kohë rekord, duke e përjashtuar nga plotësimi e të gjitha kritereve. Futbollisti i Tiranës, Winful Cobbina, është dënuar me 100 orë punë në shërbim të komunitetit, nga Gjykata e Tiranës, pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Ganezi u kap nga policia në 6 qershor të vitit 2019 me dokumente të falsifikuara, në kohën kur po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Pas konstatimit nga policia kufitare se viza njëvjeçare e Cobbina kishte skaduar që me 15 janar 2019, është zbuluar edhe dokumenti fals i lejes së qendrimit, gjithashtu e skaduar, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe e vlefshme deri 15 shkurt 2019. Në lejen e qendrimit, në emrin e Cobbina, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një tjetër futbollisti, Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni.

Cobbina ka qenë i pranishëm në seancë dhe e ka pranuar dënimin, pavarësisht se ka insistuar në faktin se nuk ka pasur dijeni për falsitetin e dokumenteve për të cilën u dënua. Për këtë situatë futbollisti bardheblu ka deklaruar gjithnjë se është i pafajshëm, duke e mos e ditur falsifikimin e dokumentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *