• |
ide | kryesore

“Po të ishin bashkë Shqipëria e Kosova do na kishte frikë Europa”: Etrit Berisha shkon larg me imagjinatë

-Instant, Sport



“Fitoret janë detyrim për ne”. Ky është mesazhi që Etrit Berisha dëshiron ti përcjellë tifozëve, por edhe lojtarëve të skuadrës në vigjilje të tre ndeshjeve të nëntorit, miqësores me Kosovës dhe Kazakistanin dhe Bjellorusinë për Nations League. Portieri i Spal, edhe njëherë i thirrur në cështje për të zëvendësuar Starokshën e infektuar me Covid, është gati të sfidojë skuadrën e origjinës: “Meqë është miqësore apo vëllazërore, do të jetë takim i qetë. Po të kishim luajtur për kualifikim, që besoj do ndodhë, për ne do të ishte e vështrië, sepse e di që është vendi im Kosova ashtu si dhe Shqipëria. Kam ardhur këtu me bindjen t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Po të bëheshin një ekip, do të na kishte frikë e gjithë Europa. Jemi në një moment të vështirë, duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore”.

Portierit i kujtohet mirë sfida e dy viteve më parë, por thotë se kjo nuk I ka lënë asnjë traumë: “Me siguri nuk do ndikojë kjo ndeshje, ajo miqësore në Zvicër ishte periudhë tjetër. Ndikuan shumë gjëra. Qasja në ndeshje ka qenë ndryshe nga të gjithë ekipet. Tani mendoj se ajo miqësore dhe kjo janë ndryshe. Vëmendja jonë është te të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *