• |
ide | kryesore

Rushiti e Bajraktari bëhen “I am Zlatan”: dy shqiptarë luajnë rolin e Ibrahimovic

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic, si aktor protagonist në fushën e gjelbër të futbollit e aktore protagonist në kinema. Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit biopic “I am Zlatan”, me metrazh të gjatë e bazuar në jetën e suedezit të famshëm. Jakob Beckman e David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që është marrë nga autobiografia “Unë, Ibra”, shkruar nga Zlatan e David Lagercrantz.

Filmi ka regjisor Jens Sjogren, ndërsa aktorët që do të interpretojnë Ibran janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 në 13 vjec) e Granit Rushiti (për periudhën nga 17 në 23 vjec). Lojtari i Milan është përfshirë në projekt e ka ndihmuar gjatë ndërtimit të skenarit. Filmi përshkruan karrierën e Ibras, nga fillimet në geto e deri në mrekullitë e tij në San Siro me fanellën e Milan. Andrea

Occhipinti, producenti i Lucky Red, ka thënë: “Ibrahimovic është shumë më tepër se një futbollist: është një lider i vërtetë, një ikonë legjendare”. Filmimet kanë nisur në Suedi, vendi i lindjes së Zlatan, në tetorin e kaluar e do të mbyllen në Hollandë në Amsterdam. Dalja në sallat kinematografike është parashikuar për vjeshtën e vitit 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *