• |
ide | kryesore

Saga e vetëvrasjeve në spitalet COVID, kush mban përgjegjësi?

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 69-vjeçar është i katërti në radhë që tenton vetëvrasjen në spitalet COVID.

I moshuari, i cili është aktualisht nën kujdesin e mjekëve u hodh ditën e sotme nga kati i dytë i spitali COVID-1, duke i shpëtuar vdekjes deri më tani.

Tre rastet e tjera në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë qenë më të pafata, duke rezultuar me një fund fatal.

Saga e vetëvrasjeve të pacientëve me COVID-19 nisi më 13 gusht, kur pacienti Xhino Koca u hodh nga kati i tretë në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas u publikua edhe mesazhi i fundit i Kocës, i cili në gjendje të dëshpëruar i kërkonte falje familjarëve të tij për veprimin e rëndë që po kryente, për shkak se nuk mundte dot të përballonte sëmundjen.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për këto ngjarje të njëpasnjëshme. Kujtojmë edhe komentin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili me indiferentizëm tha se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera.

Pacienti i dytë i vetëvrarë në spitalin “Shfqet Ndroqi” ishte 65-vjeçari Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili u hodh nga kati i katërt.

52-vjeçari nga Tropoja, Preng Gjonaj ishte i treti që u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 1 nëntor. Për të u tha se gjatë ditëve të fundit kishte shfaqur edhe problematika të shëndetit mendor.

Ndërsa rastet e atyre që po vetëvriten në spitalet COVID shtohen, ende nuk ka një përgjigjje zyrtare rreth shkakut të këtij fenomeni që po kthehet në një shqetësim si dhe nuk jepen detaje për kushtet e sigurisë të pacientëve të shtruar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *