• |
ide | kryesore

Tre fitore në tre, askush si Vllaznia: pauza para Klasikes në momentin e gabuar

-Instant, Sport



Dy fitore radhazi në shtëpi dhe tani vjen edhe e para në transfertën kundër Skënderbeut. Vllaznia merr fitoren e tretë në po kaq ndeshje të luajtura, duke u pozicionuar në vendin e parë të renditjes, një surprizë e bukur për gjithë ambjentin shkodran dhe vetë teknikun Thomas Brdaric. Pas likuiduan Devollin, Apoloninë e Skënderbeun, shkodranët kërkojnë të përsëriten në Klasiken kundër Tiranës, pretendenti i parë për titull me të cilin shkodranët duhet të masin forcat.

“Ne punojmë gjithnjë shumë për të arritur tek fitorja, ndaj jemi edhe këtu. Nuk duhet harruar se kemi marrë në merkato lojtarë të mirë, që punojnë me shumë intensitet e përkushtim në stërvitje. E rëndësishme është ti marrim ndeshjet me radhë, duke e vlerësuar në maksimum pavarësisht kundërshtarit. Vetëm kështu mund të arrijmë tek fitorja”.

Me gjashtë pikë në dy ndeshjet e para, shkodranët do të mundohen të përdorin Loro Boricin si një pikë force e shtuar, kur të zbresin në fushë për klasiken me bardheblutë. Deri tani në stadiumin e tyre kuqeblutë kanë marrë dy fitore, por ndeshja me Tiranën është krejtësisht gjë tjetër dhe në Shkodër e dinë mirë… duhet ta dijë edhe Brdaric.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *