• |
ide | kryesore

Trump shpreson ende te fitorja, paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme

Arkiva, Planet, Të fundit

Trump paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme. Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ende ka shpresë se i ka fituar zgjedhjet, ndonëse rezultati flet ndryshe. Ai ka thënë se do të fitojë dhe se rezultatet do të fillojnë të dalin javën e ardhshme.


“Do të fitojmë. Jemi duke bërë përparim të madh. Rezultatet fillojnë të dalin javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri!”, shkroi ai në Facebook


Sidoqoftë, gjiganti i rrjeteve sociale postimeve të Trumpit ua ka bashkëngjitur linqet ku thuhet se Joe Biden pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke cituar agjencinë Reuters dhe shumë burime tjera.

Sipas rezultatit të deritashëm, Joe Biden ka siguruar 290 vota në Kolegjin Zgjedhor, 20 më shumë sesa pragu i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet sipas sistemit amerikan.

4 Comments

  1. Si, kush i ka llogaritur 290 votat elektorale per Bidene, 4-5 qarqe ende s’kane mbaruar numerimin dhe nuk kane shpallur rezultatet zyrtare, ju ku i gjetet qe shpallet fituesin?!
    Apo keshtu ia ka qejfi bastardit josef shwarc soros & co. zbatuesit e planit per diktature totale dhe skllaveri globale.
    Trumpi po vazhdon kallzimet per vjedhjet dhe manipulimet masive te votave postare bere nga krimi nderkombetar deep state & establishment. Amerika kerkon liri & drejtesi ose do te kete probleme per uzurpatoret, redneck-t po organizohen kudo ne Amerike ne krah te Trump-it.

  2. Biden eshte cilesuar fitues vetem nga CNN dhe disa media te majta, kur dihet qe fituesi shpallet nga kolegji zgjedhor.

  3. Vetem ne nje Konte ne Michigan eshte vertetuar se kane votuar 19.000 te vdekur, ne Arizona te gjithe kompiuterat, si asnjehre ne 30 vite, jane riformatuar 24 ore perpara procesit te votimit dhe punonjesit numerues kane pare sesi votat e Trump jane numeruar per biden…… e ca te thuash me. Ndofta mund te kete ndodhur edhe ne zgjedhjet e meparshme ne USA ky fenomen por eshte anashkaluar, por kete rradhe kam pershtypjen qe i ka ngecur sharra ne gozhde te forte. Dhe nese vertetohen akuzat dhe manipulimet besoj do te jete ngjarja me tronditese per historine amerikane te 200 viteve, cka do thote qe dikush ose disa do ta kene punen pisk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu