• |
ide | kryesore

Vetëvrasjet/ Si e prek trurin Koronavirusi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një i moshuar i sëmurë me Covid-19 tentoi sot të merrte jetën e tij duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Covid 1 tek QSUT. Fatmirësisht 69-vjeçari R.B. i shpëtoi vdekjes dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Por ky nuk ishte i pari rast kur një i sëmurë me koronavirusin e ri tenton ti japë fund jetës. Kanë qenë edhe tre raste të tjera, por që nuk patën fatin e 69-vjeçarit. Ato kanë dy të përbashkëta, humbjet e jetës dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi”.

Tentativat e vetëvrasjes nga të sëmurët me Covid-19 

Rasti i pari ndodhi më 13 gusht, kur pacienti Xhino Koca u hodh nga kati i tretë në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas u publikua edhe mesazhi i fundit i Kocës, i cili në gjendje të dëshpëruar i kërkonte falje familjarëve të tij për veprimin e rëndë që po kryente, për shkak se nuk mundte dot të përballonte sëmundjen.

Pacienti i dytë i vetëvrarë në spitalin “Shfqet Ndroqi” ishte 65-vjeçari Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili u hodh nga kati i katërt.

I treti ishte 52-vjeçari nga Tropoja, Preng Gjonaj, i cili u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 1 nëntor. Për të u tha se gjatë ditëve të fundit kishte shfaqur edhe probleme me shëndetin mendor.

Ndërsa rastet e atyre që po vetëvriten në spitalet COVID shtohen, ende nuk ka një përgjigjje apo reagim zyrtar rreth shkakut të këtij fenomeni që po kthehet në një shqetësim, si dhe nuk jepen detaje për kushtet e sigurisë të pacientëve të shtruar.

Studimet për efektet e Covid-19 në trupin e njeriut prekin të gjitha pjesët e trupit, përfshi edhe trurin.

Çfarë thonë psikiatërit për ndikimin e Covid-it ne trurin e njeriut 

Nature.com ka bërë një shkrim të thelluar ku flet për dëmet që Covid-19 i shkakton trurit.

“Disa njerëz të shtruar në spital me COVID-19 po përjetonin delir: ishin të hutuar, të çorientuar dhe të trazuar. Në prill, në Japoni u publikua raporti i parë i dikujt me COVID-19 i cili kishte ënjtje dhe inflamacion në indet e trurit. Një raport tjetër përshkroi një pacient me përkeqësim të mielinës, një shtresë yndyrore që mbron neuronet dhe dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme në sëmundjet neurodegjenerative të tilla si skleroza e shumëfishtë.

‘Simptomat neurologjike po bëhen gjithnjë e më të frikshme’, thotë Alysson Muotri, një neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, në La Jolla. Lista tani përfshin goditjet në tru, hemorragji të trurit dhe humbje të kujtesës. Nuk është e padëgjuar që sëmundjet serioze të shkaktojnë dëme të tilla, por shkalla e pandemisë COVID-19 do të thotë që mijëra apo edhe dhjetëra mijëra njerëz tashmë mund të kenë këto simptoma, dhe disa mund të përballen me probleme gjatë gjithë jetës si rezultat i virusit.

Megjithatë, studiuesit po përpiqen të përgjigjen në pyetjet kryesore – përfshirë ato themelore, të tilla si sa njerëz kanë këto kushte dhe kush është në rrezik. Më e rëndësishmja, ata duan të dinë pse shfaqen këto simptoma të veçanta.” – shkruhet në artikullin e Nature, ku shpjegohen edhe problemet më të shpeshta që Covid-19 shkakton në tru.

“Në qershor u analizuan detajet klinike për 125 persona në Mbretërinë e Bashkuar me COVID-19 të cilët kishin efekte neurologjike ose psikiatrike. Nga këto, 62% kishin përjetuar dëmtime në furnizimin me gjak të trurit, të tilla si goditje në tru dhe hemorragji, dhe 31% kishin ndryshuar gjendje mendore, të tilla si konfuzion ose pa ndjenja të zgjatur – ndonjëherë shoqëruar me encefalit, ënjtje të indeve të trurit. Dhjetë njerëz që kishin ndryshuar gjendje mendore zhvilluan psikozë.” – thuhet në artikull. Psikiatërit kërkojnë të krijojnë një patern.

“Një studim i ngjashëm i botuar në korrik përpiloi raporte të hollësishme të rasteve të 43 personave me komplikime neurologjike nga COVID-19. Disa modele po bëhen të qarta, thotë Michael Zandi, një neurolog në University College London dhe një autor kryesor në studim. Efektet më të zakonshme neurologjike janë goditja në tru dhe encefaliti. Kjo e fundit mund të përshkallëzohet në një formë të rëndë të quajtur encefalomielit akut i përhapur, në të cilin të dy trurin dhe palcën kurrizore bëhen të përflakur dhe neuronet humbin veshjet e mielinës – duke çuar në simptoma të ngjashme me ato të sklerozës së shumëfishtë. Disa nga pacientët më të prekur kishin vetëm simptoma të lehta të frymëmarrjes. ‘Këtu ishte truri që goditej si sëmundja e tyre kryesore’, thotë Zandi.

Komplikimet më pak të zakonshme përfshijnë dëmtimin e nervit periferik, tipik të sindromës Guillain – Barré dhe ato që Zandi përshkruan si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Simptoma të ngjashme janë parë në shpërthimet e sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe sindromës respiratore të Lindjes së Mesme (MERS), të shkaktuara gjithashtu nga koronaviruset. Por më pak njerëz ishin infektuar në ato shpërthime, kështu që më pak të dhëna janë në dispozicion.” – thuhet në shkrim, që drejt mbylljes shkon me pyetjen se pse preket truri?

“Pyetja më e ngutshme për shumë neuroshkencëtare është se pse truri preket. Megjithëse modeli i çrregullimeve është mjaft i qëndrueshëm, mekanizmat themelorë nuk janë ende të qartë, thotë De Felice. Të kuptuarit gabim të këtij fenomeni do të ishte e rrezikshme.

‘Është e pakuptimtë t’i japësh dikujt antiviralë nëse virusi është zhdukur dhe është e rrezikshme t’i japësh anti-inflamatorë dikujt që ka një virus në trurin e tij’, thotë Michael. Ka prova të qarta se SARS-CoV-2 mund të infektojë neuronet”. 

Sipas nature.com, që citon mjekët e mësipërm, është e rrallë të merret infeksion viral në sistemin nervor qëndror. Kjo do të thotë që shumë nga problemet që të sëmurët po shohin janë ndoshta një rezultat i sistemit imunitar të trupit që lufton virusin. ©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. Si ministër i Jashtëm ai hodhi firmën që Greqia të merrte sa i hante syri në det. Mundësisht përtej horizontit në të tri krahët. Si ministër i Transporteve, rrugën që do të na lidhte me Kosovën e bëri ‘krahë e kofshë’. Me letra Prokurorie, dëmi është 230 milionë euro.

    Si ministër i Brendshëm iu vranë katër protestues nga armët e Gardës që drejtohej prej tij. Po të doni, ka mjaft akuza penale në kurriz edhe si ish-kryetar Bashkie i Tiranës, edhe si udhëheqës i opozitës me flakë e molotovë. Madje, madje, edhe gjatë pandemisë kur mblidhte qindra durrasakë pa maska kur të tjerët nuk dilnin dot nga shtëpia për të blerë një gjysmë buke, se kishin dalë një herë në mëngjes. Por fakti është se në të gjithë rastet, ai u ka shpëtuar akuzave duke iu shmangur gjyqeve herë në emër të imunitetit, e herë me raporte. Siç tha një ish-themeluesi i PD: Edhe me leje lindje madje, teksa priste vendimin e gjyqit në një parking. Por për të mos u magjepsur pas detajeve qesharake në marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Drejtësinë, rastet janë kokëforta. Sidomos për ata që duan të shohin drejtësi në këtë vend.Ky eshte virusi origjinal lulzimja

    1. Me qepe, me te gjitha sufllaqen. Hallall!
      Merr dhe nje birre hallall ta shoqerosh!
      Dhe po deshe te takosh baben…nuk eshte ai qe mendon…. e ke ne varreza – Kristaq e ka emrin.

  2. “Vetëvrasjet/ Si e prek trurin Koronavirusi” – thotë eksperti lapsi.al.

    Shih sa bukur, duan të lidhin vetëvrasjet me shkaqe biologjike, jo me mendore. Nuk thonë që vetvrasjet kanë shkaqe mendore depresioni, që kjo gjë bën drejtpërdrejt fajtore qeverinë dhe “komitetin e ekspertëve” për fshehjen e të vërtetës, kyçjen e vendit, mungesën e qellimshme te ilaçeve, mungesa e perspektivës ne shërimin e sëmundjes, e të tjera ndyresira.

    Sa ju kanë paguar o lapsi për këtë artikull? Apo larg o Zot mos ju kanë kërcënuar?!!

  3. I katerti i semure shqiptar me Covid u hodh sot nga dritaret e spitalit Infektiv. Covidi vetvrasjet i beka realitet vetem ne ‘Shendetesine falas’ te “Shqiperise qe (s)duam”
    Nderkohe Manastirleshja krihej para mediave e tregonte oraret e shtetrrethimit.

  4. Te hyfte trau i rruges durreskukes, o gjindje karash.
    Po futeni pra ne burg lulushin o bythqira komunista apo keni frike se vjen rradha?

  5. Ja cfare thote nje nga revistat me serioze mjekesore ne lidhje me mbulimin mediatik te papergjegjshem si psh. lapsi te ketyre rasteve:

    “News reporting on suicidal behaviour can have a considerable influence on suicide and self-harm in the general population.1 This issue is particularly relevant during the COVID-19 pandemic. With a rising number of deaths from COVID-19 infection and negative effects of the pandemic on key factors that are associated with suicide, including social isolation, unemployment, and financial problems, there is understandable concern that suicide rates might increase.2 Importantly, news reporting should not add to the potential risks of suicide.

    Sensational media coverage of the negative effects resulting from the pandemic, especially when focused on suicidal behaviour, could increase the risk of imitation and contribute to normalising suicidal behaviour as a common and acceptable way to cope with difficulties related to the crisis.

    Of particular concern is the impact on young people, who are more likely to be influenced by what they see and hear in the media, are disproportionately featured in news coverage of suicide, and are at increased risk of imitative suicidal behaviour.

  6. Muti i Kristaqit,
    filozofi i botes Demokratike, duhet te n’a spjegosh se si Rama ne laboratoret e tij ka prodhuar dhe me pas perhapur ne popullin shqiptar virusin qe te con ne vtvrasje kombetare.

  7. More trimi i Tao-Taos !
    Po këtu në këtë shkrim nuk shoh të bëhet fjalë për Bashën por për efektet e coronavirusit në tru .
    P.sh. mund të ndihmoje Ramën që mesa duket e paske shumë xhan, që dihet se ka probleme psiqike e është me kartelë mjeksore për këtë problem, që të bëjë kujdes e të ruhet nga Kovidi .
    Sa për ato “krimet” e mëdha që paska bërë Basha sipas teje kur ka qenë ministër në qeverinë Berisha, sikur njëckë nga ato farë “krimesh” të kishte bërë psikopati Rama, do tja bënim hallall gjithë prapësitë e gojëndyrësinë e tij.
    Paska bërë “krim të madh” Basha se ndërtoi Rrugën e Kombit mbrenda dy viteve.
    Tetë vite ka psikopati kryeministër e nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë, edhe ato që ka nisur me PPP-ra, i kanë dalë nga 5 a 6 milionë euro më shumë kilometri sesa Rruga e Kombit me dy tunele paralele nga 5.5 kilometra të gjatë.
    Paska shitur detin Basha si ministër i jashtëm ??????
    Pati një ndarje të barabartë që nuk i lejonte Greqisë më shumë se 6 kilometra nga bregu, ndërsa psikopati tënd pranoi kërkesën e Greqisë për 12 kilometra, dyfishin.
    Ke haruar një “krim” tjetër të Bashës si ministër i jashtëm.
    Kontributin e tij në pranimin e Shqipërisë në NATO.
    Paska “vrarë” Basha në 21 janar ??
    E ke parë ti ndonjëherë Bashën me kobure në dorë ?
    Si ministër i mbrendshëm duhet përgëzuar që nuk pati më shumë se 4 viktima nga ndonjë gardist zjarri që Rama e bëri kryetar bashkie në Mat..
    Edhe këtu ke haruar një “krim” tjetër të Bashës.
    Si ministër i mbrendshëm ja plotësoi kushtet Shqipërisë, që shqiptarëz e izoluar për 8 dekada nga soji juaj i ndyrë i enveristëve, të lëviznin me pasaporta biometrike lirshëm në Europë me vizat Shengen, ndërsa psikopati tënd, po rrezikon që shqiptarët të izolohen përsëri, për tu përjashtuar nga këto viza.
    E pra sa shkruan nga këto idiotësira këtu, shko e vizitoju edhe ti se mos ke kaluar “asimptomatik” infektimin nga Covidi e të ka nxjerrë ca qeliza të trurit jashtë përdorimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *