• |
ide | kryesore

Video/ Pa Brojën, Trashin e Lenjanin, me shpresë për Kumbullën e Gjasulën: Reja njofton eksperimente me Kosovën

-Instant, F1, Sport, Video



Miqësorja me Kosovën nuk është shqetësimi më i madh për teknikun e Kombëtares Edy Reja, pavarësisht se kujtimi i disfatës së fundit 0-3 në Zvicër nuk e lë indifferent për rezultatin. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku italian ka lajmëruar eksperimente, ndërsa ka njoftuar mungesën e Brojës dhe vonesën e Gjasulës.

“E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë – ka thënë tekniku -. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar. Për sa i përket, grupit që do kem, Broja nuk do jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula vjen me vonesë. Hoxhallari dhe Ismajlgeci, do jenë lojtarët e rinj dhe do të kem mundësinë t’i përdor në fushë. Edhe Çepele ka cilësi dhe mund të jetë nga lojtarët që mund të luajnë nesër”.

Kumbulla vazhdon ta mbajë me shpresë teknikun, edhe pse duket e vështirë që lojtari të mbërrijë, pas situatës së fundit me pandeminë tek Roma (“Ne kemi pasur kontakte me ASL të Romës për Kumbullën. Kemi ofruar çdo mundësi për të siguruar të marrim lojtarin, kemi gati edhe avionin privat. Presim një përgjigje deri të shtunën”), ndërsa vështirësitë nuk heqin objektivin e Rejas: “Ideja është të mos humbasim fokusin në këto dy ndeshje. Duam të luajmë mirë, por sigurisht që e duam dhe fitoren. Kemi qenë favorit për vendin e parë dhe akoma jemi. Uroj të shfrytëzojmë potencialin që kemi. E nisëm me fitore, pastaj e ulëm ritmin, morëm dy pikë jashtë. Uroj të shfrytëzojmë faktorin fushë për këto dy ndeshje”.

https://www.youtube.com/watch?v=ZokDAHHONhM&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *