• |
ide | kryesore

“Po i shërben Edi Ramës”/ Të gjitha përgjigjet që jep Jozefina Topalli

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Që kur Jozefina Topalli, e cila prej katër vjetër i ka rezistuar të gjitha thirrjeve të sirenave për të ngritur një parti anti – PD, shpalli lajmin e krijimit të një force politike, debati rreth këtij personazhi shpesh polarizues ka marrë edhe më tepër flakë. Akuza kryesore që i bëhet ish zonjës së hekurt të demokratëve është se ajo po po i shërbën qëndrimit të Edi Ramës në pushtet. Shpërthimet që arritën deri aty sa gazeta RD ta quante “vrasëse me pagesë” për llogari të kryeministrit, niseshin nga fakti se bashkë me forcat e reja politike të Patozit, Murrizit, Rudina Hajdarit ajo do përçante votën e demokratëve. Akuzat racionale përqëndroheshin në faktin se dalja e shumë partive nga gjiri i PD, mund të mos prodhojë asnjë deputet, por mund të çojë në djegjen e votave opozitare. Të gjitha këto, së bashku me pyetjet: “Pse e bëri partinë në prag të zgjedhjeve”, “Pse s’ floli për mungesën e demokracisë në PD kur ishte vetë në pushtet”  kanë qenë pika të cilave Jozefina Topalli duhet tu jepte përgjigje. Ajo ka nxitur një polemikë të ashpër edhe midis analistëve dhe politologëve. kështu ish ministri i jashtëm i Berishës, Besnik Mustafaj, që vetëm për konformizëm nuk mund të shquhet e cilësoi këtë përpjekje si një “aventurë mendjelehtë”: “Nëse zonja Topalli do të mund të mbledhë të gjithë të pakënaqurit nga Rama dhe Basha, mendoj se do të jetë një punë e dobishme. Nëse nuk i mbledh, atëherë kjo është aventurë që tregon mendjelehtësi” tha ai.  Edhe Fatos Lubonja, duke u nisur nga principi se të gjitha këto parti duke relativizuar të keqen, nuk po dallojnë se rreziku më i madh është kanosja e demokracisë nga kryeministri aktual, ka arritur në konkluzionin se këto nisma të reja “…në rastin më të mirë janë miopi – sepse një fitore e tretë e Ramës do të ishte mbytje e çdo mundësie të realizimit të çfarëdo projekti tjetër përveç atij autoritarist të Ramës – dhe në rastin më të keq vënie në shërbim të tij për arsye mërish apo interesash personale”.


Lubonja: Topalli dhe Patozi, miopë apo në shërbim të Ramës?


Por ndryshe mendon Mero Baze i cili i është kundërvënë me një editorial tezave të Lubonjës. Ai ka vënë gishtin e fajtorit mbi Lulzim Bashën i cili në kundërshtim me çdo rregull demokratik ka përjashtuar nga hierarkia e PD-së politikanë të pakorruptuar që nuk i bindeshin atij: “Nëse Lulzim Basha do të ishte një lider demokrat, që do respektonte votën e demokratëve dhe kontributin e çdo fi gurepolitike brenda PD-së, ne nuk do kishim asnjë nga këto partitë.
Patozi dhe Topalli, si dy ish- nënkryetarë të PD, nuk kanë pasur asnjë detyrë në ekzekutiv, dhe si të tillë nuk kanë pasur as shanse të ishin të korruptuar. Murrizi e Hajdari, që erdhën pas tyre në grup parlamentar, nuk janë gura pushteti të PD-së, por identitete politike brenda saj. Figura më e korruptuar e pushteti të PD-së, që ka mbyllur gjyqin me procedurë për akuzën 220 milionë euro, që ka vrarë njerëz në Bulevard si ministër i Brendshëm dhe nuk është gjykuar, dhe që ka vjedhur vota hapur duke gjetur etë votimi jashtë kutive, është Lulzim Basha” ka shkruar ai tek Tema.

Pikërisht në vlimin e këtij debati Jozefina Topalli është shfaqur në “Open” për të dhënë përgjigje lidhur me të gjitha pikpyetjet dhe dilemat që kanë shoqëruar rikthimin e saj në skenën e politikës aktive. Dhe deri diku ka qenë bindëse. Së paku në tre pika kryesore.

Andi Bushati:Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës  

Teza kryesore e Topallit ka qenë se ajo mund të rrerzikonte monopolin e Bashës si lider i padiskutueshëm i PD-së por aspak votën opozitare. Dhe si argument për këtë ka sjellë se në vitin 2017, Partisë demokratike i munguan mbi 200 mijë vota. Pikërisht synimi i saj është të rikthejnë në qerthullin opozita këtë elektorat që nuk e gjen veten tek lideri aktual dhe nuk ka besim tek ai.

Ish nënkryetarja e demokratëve e ka përligjur krijimin e një lëvizjeje të re “jo për të ndihmuar Ramën” siç e akuzojnë, por për të mbledhur ata votues të cilët opozita zyrtare nuk i ngop as me parimsinë në qëndrime, as me kompromiset që bën me oligarkët deh as me denoncimin selektiv që u bën biznesmenëve pranë Ramës. Teza e saj se kryeministri aktual nuk mund të mposhtet nga kundërshtarë të korruptuar, është një qëndrim bindës. Prandaj ajo u mundua të theksojë se në tetë vite në pushtet “nuk kam çuar në shtëpi asgjë tjetër përveç pagës time”. Dhe për ta theksuar këtë ajo nënvizoi në “Open” se gjatë kohës së qeverisjes së PD nuk ka arritur të marrë as pronat që i ka lënë trashigim i ati dhe jo si politikanë të tjerë që janë pasuruar edhe përgjatë opozitës.

Edhe për akuzën se ajo ka qenë pjesë e një kaste të vjetër politike që nuk ka se ç’risi ofron këtej e tutje, Topalli nuk ka mbetur memece. Ajo është përgjigjur se risia në politikë nuk është çështje moshe dhe se një politikan 30 vjeçar që nuk di të mbrojë parimet e tij dhe nuk i rreziston aspak tundimit për të koruptuar, është shumë më tepër mishërim i së vjetrës sesa dikush që ka treguar se di ti ruajë këto vlera megjithëse ka kohë në politikë.

Pra në intervistën e saj në mbi 1 orë e 30 minuta në “Open” Jozefna Topalli ka arritur të shpalosë arsyet se pse teorikisht një forcë e re si ajo që mëton të ndërtojë ka arsye që të ekzistojë. Tani asaj i mbetet të tregojë në praktikë së pari se është në gjendje ta përmbushë këtë mision (pasi përndryshe vetëm djeg votat opozitare) dhe mbi të gjitha se qëllimi i saj final mbetet rrëzimi i pushtetit aktual, gjë që sipas saj e ka të pamundur ta bëjë Lulzim Basha. 

©Lapsi.al

 

43 Comments

  1. Ore Z Bushati a ka mundesi qe te ndermjetsoni me lulin ti kthej nje pergjigje prerazi si edi rames dhe xhozit se ne vun perpara keta rilindasit A ha buke ai derdimen apo jo per ca gojen vetem per buke Ore ithoni se ai ka frik me ngjan duan sduan ata ai do behet kryeminister se lider i se djathtes eshte

    1. Jozefina Po TRADHETON parardhesit e saj , prinderit gjysherit dhe shume ANTIKOMUNISTE SHKODRANE .
      T U R P!
      Per inat te Lulit u be komuniste e felliqur e pa karakter si te gjithe komunistet.
      Tradhetove KATOLIKET SHQIPETARE .
      TURP!

      1. o labi o bole,ça komuniste thua a derebardhe,po a ka me komunist se Berisha qe ishte sekretar partie dhe mjek personal i Enverit,po Kaç Islami çfare eshte,po Çlirim Gjata çfare eshte,po PDja a derezi eshte streha e ishsigurimsave dhe ishspiuneve dhe po qene burra te marrin deshmi si Myslim Murrizi qe nuk kane qene bashkepunetore te sigurimit te shtetit qe te behen te besueshem dhe e fundit a derebardhe po kemi 30 vjet a tu mbyllte,prape per komunista dhe ballista do flasim??!!

  2. UNE NUK JAM DAKORT ME TEZAT E LUBONJES POR KUR FUT NE MES MERO KURVEN GJITHÇKA BEHET SKETERRE . PSE KA AKOMA HAJVANER QE E BESOJNE MERO KURVEN?

  3. Jozefina,fiks ben lojen e edvin rames dhe mekembesi i tij hajdut i emruar ne bashkine e tiranes e tha para se te dalin kerpurdherat,fale sponsorizimit te bandes kriminale qe eshte ne pushtet !
    Lojerat per te perçare te djathten dhe hequr vota Partise Demokratike eshte loje e hershme e edvin kriminelit,qen e biri i qenit !
    Ka bere te njejten gje me Bojaxhiun,pleh njeri,dhe Patozin mikun e ngushte te Maskarait Mero Monstres !
    Tani qe ka friken me te madhe ,nxorri fyturshperlaret nga xhepat e tij dhe formuan qoskat e halese se tyre !
    Nuk po ngjet,eshte nervoz dhe e ka kuptuar se eshte i marre fund !
    Ndersa ju levyrosurit e dale nga haleja e Rames,do jeni tipi i bashkpunetoreve te bandes kriminale,turpi do ju mbuloje perjetesisht ne kete vend !

  4. basha eshte ne sinkron me ramen sipas nje marreveshje te pa shpallur.e them kete per shum arsye;se pari nderprerja e greves ne bulevard ne grahmat e fundit te rames.se dyti largimi nga pd i te gjithe kundershtareve potencial te rames,spo jap emra se jane shum.se treti largimi nga parlamenti kuj i sherbente,po futja e opozites se komanduar po nga basha.po te ishte ndryshe askush nuk kishte bythe te hynte.po pjesmarrja ne keshillin politik kuj i interresonte(ne nje kohe qe trumbetonin me te maqhe se me ramen ska marreveshje e se gjiknuri duhej te shkonte ne burg)do te thonei ju se duhej per kodin zgjedhor jam dakort.por nuk ishte e nevojshme te ulej ne nje tryeze me gjiknurin sipas akuzave te tyre ne ps ka plot figura te tjera.dhe e fundit;cfare u errit,cfare fitoi opozita.as nje gje.nje pyetje qe ne te vertete duhej tja beni bashes:perse asnje rreagim per shume ligje anti kushtetuse nga pd,pervec se presidentit.nuk ka asnje reagim te bashes asnje proteste.per lexuesit nje sqarim:keto jane konkluzionet e mia personale pa asnje ndikim politik apo preference politike,nuk kam asnje interes per asnje parti a personazh ne shqiperi pasi prej dy dekada e gjyse jetoj lajshte shqiperise e sma do mendja qe do kthehem.i ndjeke me vemendje zhvillimet politike e ekonomike qe ndollin e them qe populli shqiptar nuk e meriton kete klase politike te korruptuar qe komandon per tridhjet vjet.duhet ndryshim radikal

  5. Problemi i znj. Topalli, eshte ne vija te trasha problem i gjithe politikes shqiptare. Po ta shohesh ne teresi, znj. Topalli me meritat dhe gabimet e saj i ka dhene shume PD ne shume aspekte. Pa u munduar aspak per te bere mbrojtjen e znj. Topalli si person, do merresha vetem nje analize siperfaqesore te sajen dhe te kryetarit aktual te PD duke bere krahasimin ndermjet tyre. Znj. Topalli ka marre mandatin si deputete ne vitin 1996 dhe ne vitin e mbrappshte 1997 ka dale ne opozite. Pas tete vitesh ne opozite, pra pas nje periudhe relativisht te gjate, Topalli behet kryetare parlamenti. Ndaj saj gjate tete viteve ne nuk ka asnje akuze per korrupsion. Te vetmet akuza jane per nepotizem, sepse ka vendosur ne pune dy te afert te saj (njri nga ata nuk ka asnje lidhje me znj. Topalli dhe se ka qene shume e ashper me opoziten e kohes. Ne fakt, kjo e dyta nuk qendron aq shume sepse mjafton te shohesh fytyren e Balles dhe te vjen vetvetiu ndoht nga ajo qenje qe vetem njerezore nuk eshte. Basha erdhi direkt nga jashte rradheve te PD dhe u be minister. Ndaj Bashes ka patur tri akuza gjate kohes qe ishte ne pushtet, Rruga e kombit, shitja e detit dhe ngjarjet e 21 janarit. Pavaresisht nese Basha ka apo jo pergjegjesi ne keto tre raste, Basha ka qene titullar i dikasterit perkates ne secilen nga keto ngjarje qe ne njefare menyre sollen koso per PD. Nese Basha “luftoi” per dekriminalizimin, ishte znj. Topalli qe e filloi kerkesen per kete ligj, nje vit para se Basha “te zgjohej”. Nese Topalli mund te akuzohet per nepotizem, mendoj se tek Basha nepotizmi eshte me i theksuar sepse kunati ka shume force ne vendimarrjen e Bashes dhe per kete ka prova. Basha sapo doli ne opozite, ne vitin 2015, humbi zgjedhjet. Ata qe akuzojne Topallin per “shitje tek KM”, me sa duket harrojne marreveshjen e 17 majit (“per koincidence” ne trevjetorin e kesaj marreveshjeje u kalua edhe nje vije e kuqe e vene nga Basha tek TK), marreveshje e cila solli humbjen me te rende te PD ne gjithe historine e saj 30-vjecare. Lsitat skandaloze te asaj nate (gojet e keqija thone qe ne ato lista kishte dore shume edhe kunati), bene qe PD te humbiste afro 250 mije vota dhe e vetmja pergjegjesi qe mori persiper Basha, ishte ngrirja e funksioneve si kryetar i PD. Pasi iu la fushe e lire per veprim Rames me djegjen e mandateve pa i bere mire llogarite me listat qe kishte ndertuar, Basha mori nje vendim “te guximshem”, nuk hyri ne zgjedhjet lokale duke ia lene keshtu pushtetin absolut qeverise aktuale. Nje sqarim per zgjedhjet e 2017, deri ne raportin e ministrave teknike, nuk ka patur asnje kudershtim nga PD dhe lidershipi i saj per vjedhjen dhe shitjen e votave ne 2017. Arsyeja? Basha pati deklaruar se ne kemi metodat tona per ta ruajtur voten. Dhe ne perfundim, Basha nuk po ben asgje per te ngjallur fryme per nderrimin e pushtetit. Deri me sot vetem ka vene vija te kuqe te cilat jane rrezuar njera pas tjetres dhe asgje nuk ka ndodhur. Prandaj, militantet e PD nuk duhet te kene frike nga znj. Topalli, ajo nuk do marre asnje nga 400 mije votat qe mori PD ne 2017, znj. Topalli, do marre nga ato 250 mije votat qe i munguan PD pas marreveshjes se Bashes me Ramen. Problemi kryesor per PD eshte vjedhja e votave nga rilindja dhe rrjedhja e votave drejt LSI, aty duhet ta kete kujdesin PD dhe per te mos ndodhur kjo gje, duhet qe te filloje e te ngjalle frymen e ndryshimit tek njerezit.

    1. Të tre “akuzat” që ja përmend Bashës, janë made in kokë katërqosheliu Tao Palla që Josefina pat kërkuar ta nxirnin për “zhelesh” jashtë parlamentit.
      Nuk dijmë që të ketë qenë znj. Zopalli që ta ketë akuzuar Bashën për ato “krime”, përkundrazi ja ka njohur si merita.
      “Krimi” më i madh i Bashës sipas mendimit të Jozefinës, është se pse ai u zgjodh kryetar i PD e nuk u zgjodh ajo.

  6. Askush nuk duhet ta fajesoje . Ky eshte rassti i jetes, Ky hap i “vogel” politik eshte nje hap

    gjigand drejt nje pasurimit marramendes qe per 100 breza nuk do ta kishte fituar. Kush nuk

    do ti bente kurban idealet deemokratike ( ne trast sse i ka patur ndonjehere) para nje oferte

    te tille tunduese. Vereni veten per nje cast ne vend te saje, cdo benit ju para nje shansi te

    tille e pastaj te “hedhi gurin i pari” mbi Magdalenen e Kuvendit ai qe nuk do ta bente kete

    “mekat”

  7. Janë tre pikpyetje të qëndrimit të znj, Topalli që e vënë në dyshim qëllimin e saj për krijimin e “partisë së re”
    E Para : Përse si ajo edhe tre të tjerët, Patozi, Murrizi e Rudina po propogandohen me zell nga mediat e afërta me Ramën ?
    Së dyti : E dëgjova znj. Topalli të deklaronte në Open të Top Chanell, se për te ishin njëlloj si PD edhe PS e bile shkoi edhe më tej duke aluduar se i kanë ndruar kauzat politike, pra sipas saj, PD qenka kthyer e majtë e PS e djathtë. Kur u pyet nëse pas zgjedhjeve a do të bënte koalicion me PS meqë ajo e quan të djathtë, ajo ju vodh përgjigjes duke thënë jo fortë qartë se në partinë e saj mund të angazhohen edhe politikanë të majtë.
    Të njejtin qëndrim kanë mbajtur për këtë edhe tre “kolegët” e saj kryetarë partishë të reja opozitare ndaj opozitës demokratike.
    Së treti : Jozefina gjatë gjithë kohës dilte me akuzën kundër tre “kryetarëve” të partive duke sulmuar më shumë Bashën, si njëlloj “të korruptuar” dhe të pa zgjedhur nga antarësia.
    Në fakt i vetmi nga “kryetarët” që nuk ka pranuar që të bëhen zgjedhje në partinë e tyre, ka qenë Rama, kurse si Basha në PD , ashtu edhe Kryemadhi në LSI janëzgjedhur nga antarësia.
    Edhe vetë Jozefina që duket haptazi se marrazin e ka me Bashën se pse u zgjodh ai e jo ajo, pasi akuzat kundër tij i ka të huazuara nga Mero Baze, e ka pasur mjaftueshëm kohën 12 vite në një parti me Bashën që ta kritikonte ate për “korrupsion” e mungesa të qëndrimeve demokratike.
    Përse u bë i tillë Basha, vetëm kur u zgjodh nga PD si lider i saj ?
    Po shtoj edhe një detaj tjetër kompromentues për znj. Jozefinë.
    Në fillim të diskursit të saj tek Open, i bëri vrejtje moderatores se përse duhet të debatojmë për politikë e të mos diskutojmë për problemin më të mprehtë siç është pandemia, duke e shfrytëzuar edhe këtë për të sulmuar krejtësisht me pa të drejtë përsëri Bashën.
    U habita me paturpësinë e deklaratës së saj se Basha ka një vit që nuk meret me pandeminë e meret vetëm me sulme ndaj Ramës.
    Janë dy gjëra këtu.
    Ajo ose nga mërria e madhe që ka për Bashën, nuk ka ndjekur takimet e tij me mediat e ku prej disa kohësh në plan të parë ka vënë problemin e pandemisë, bile duke i rekomanduar qeverisë edhe masat që duhen marë,, ose kujton se funksionon stili i propogandës komuniste apo merobaziste, gënje se diçka do të mbetet.
    Pa e dëgjuar mbrëmë në Open të Top Channel, kisha njëfarë binjde se mund të merte ndonjë vend në parlament me partinë e saj të re, por kur e dëgjova që nuk ishte në gjendje fare që të motivonte me fakte sulmet e saj kundër liderit të opozitës , me dhimbje , pasi kam pasur konsiderata për te, mendova se edhe kjo e paska ngrënë çorbën e prishur të karagjozit Rama..

    1. Pjeserisht dakord me komentin e ores 16:04. Por ka dicka qe duhet te diskutohet. Duhet nisur nga premisa se ndermjet Topallit nga njera ane dhe Hajdarit e Murrizit nga ana tjeter, ka histori diametralisht te kunderta. Topalli u largua pa asnje sqarim nga Basha. Murrizi dhe Hajdari, u promovuan perseri pa asnje sqarim nga Basha. Patozi eshte histori tjeter dhe nuk ia vlen te merresh me te. Sa per ate qe Topalli godiste Bashen dhe dy kryetaret e tjere te partive, dukej qarte se ishte strategji. Basha u tregua shume i paafte ne drejtimin e PD dhe shume votues te PD jane te pakenaqur me te. Topalli do qe ta shfrytezoje kete me qellimin e thjeshte qe t’i beje ata njerez qe me 25 prill te mos rrine ne shtepi, por te shkojne e te votojne per te. Prandaj nuk eshte e habitshme qe te godiste Bashen. Por gjerat nuk shikohen me militantizem. Sot kemi nje kryeminister qe ka te gjitha pushtetet dhe institucionet, edhe opoziten. Merite e kujt eshte kjo, e Bashes apo e Topallit?

      1. Sigurisht që kjo “meritë” për të përçarë opozitën, është e Topallit.
        Por nuk ka sepse të diskutohet kjo, pasi është e dukëshme .
        Ajo që duhet analizuar me ftohtësi e pa militantizëm, është se pse kjo zonjë nuk doli asnjëherë publikisht e të skjaronte se pse ishte kundër zgjedhjes së Bashës si lider i PD.
        Përse nuk e dëgjuam asnjëhere znj.Topalli që të denonconte me forcë skandalin e vjedhjeve të votave në Dibër e në vitin 2017, po vazhdimisht sulmonte Bashën pa na e shpjeguar arsyen ?
        Akuzat që po i bën ajo sot Bashës për korrupsion nuk i beson askush pasi janë në sinkron me Taulant Ballën dhe të gjithë e dijnë se çfarë konsiderate ka shprehur ajo publikisht për këtë palo politikan..
        Shkurt, znj.Topalli nuk ka asnjë argument tjetër kundër Bashës, veç ndjenjës egoiste personale karrieriste.
        A bëri gabim opozita e bashkuar që dorzoi mandatet ?
        Unë kam bindjen se nëse në vend të Bashës të kishte qenë ajo lidere e opozitës, ate veprim do ta kishte bërë edhe më parë , pasi ajo ka pasur natyrë më energjike në demaskimin e socialistëve të korruptuar.
        Cilido shqiptar i djathtë me një nivel mesatar të arsyetimit, e kupton se dorzimi i mandateve u bë për këto qëllime :
        Së pari për ti hequr alibinë këtyre të pakënaqërve të larguar, që e akuzonin Bashën për ndon.jë marëveshje të fshehtë bashkëqeverisje me Ramën , një gënjeshtër kjo që trullosi mendjet e elektoratit demokrat.
        U pa kjartësisht se pas këtij vendimi ekstrem, u shtua thuajse dyfish numuri i protestuesve kundër Ramës.
        Së dyti, të gjithë e dijme se Komisioni europian, bënte politikën hiq e mos këput për skandalet e Ramës e dilte me “raporte suksesesh” për te.
        Besoj se nuk është e nevojëshme të zgjatem për “sukseset” e Ramës, kriminalizimin e gjithë strukturave të legjislativit, ekzekutivit e qeverisjes lokale , kanabizimit të gjithë Shqipërisë, e denoncimit në Zërin e Amerikës e në Bild të përgjimeve për zgjedhjet.
        Normalisht që ndërkombëtarët nuk e miratuan këtë lëvizje të pa preçedentë të opozitës, por ama duke parë zhvillimet e mëtejëshme, të makutërisë së Ramës për pushtet të pakufishëm, ata e ndryshuan mendimin dhe vunë si kushte për proçesin e integrimit, rihyrjen e opozitës në parlament me një reformë zgjedhore me konsensus e kushte të tjera që kanë të bëjnë me depolitizimin e drejtësisë.
        A mos kishte merita Topalli për këto ?

  8. Nuk eshte se kam simpati per Topallin nisur dhe nga disa deklarata emocionale qe ka bere gjate viteve ne politike, por pamvaresisht motivit ajo ka thene disa gjera te verteta ne lidhje me Lulin e vocerr. Jane ato pakenaqesi dhe dyshime qe ka shumica e elektoratit te djathte ka shprehur hapur. Kushdo tjeter te ishte ne krye te PD do ta kishte hedhur qeverine Rama me kohe me gjithe ato skandale sidomos me ceshtjen Tahiri dhe Xhafa, per te mos folur per Unazen e madhe e incerenatoret e plot skandale si keto.Luli eshte kelysh i Sorros dhe kush ka dyshime per kete eshte ose naiv ose budalla. Megjithate per moshen duket mire dhe sdo ti beja naze

  9. Edhe kjo i konsideron shqiptaret pa memorie, nuk e dime ne cfare ka bere dhe perfituar Jozefina nga flirtet me Berishen. Injorojeni, vetemm injorojeni.

  10. Sa do ti fryjë tezave dhe platformës së saj kjo zonjë që pa pik turpi akuzon Bashën për të korruptuar nuk do kalojë kufirin legal të votave.Dhe e mban veten të pa korruptuar.Një shërbim dhe të madh po i bën Rsmës dhe “dëm”Pd.Do mbledhë votat e munguara në 2017!!!!!Kur Basha ishte “rrezik”për Pd pse s’hyre në garë për kryetare????

  11. Lexoje mire. Thashe eshte akuzuar se ka qene ne krye te dikasterit perkates dhe opozita e atehershme i ka perdorur si kale beteje. Basha ka qene ne krye te MB kur u hoqen vizat dhr askush nuk ia ka numeruar si merite (nga kundershtari e kam fjalen) Nje koment nuk mund te shkruhet si artikull. Shume gjera edhe nenkuptohen

  12. Mos u merrni me kete – Kameleone,-do e shohim edhe kete sa do e kete hapin ,do ju beje shoqeri -taku ngjeles,topes,bojaxhiut, patocit,murrizit dhe rudines .Sikur te grupohen te gjithe keta ne nje te vetme ,prape te shpartalluar jane .Por elektorati i djathte u bind nje here dhe pergjithmone se keta kane qene ,jane ,dhe do te jene vegla qorre e monstrave ne pushtet.

  13. jozelina duhet te jape me pare llogari per gjendjen qe e cuan p.d ne vitin2013 nga hajduteria e saj dhe e atyre qe krijuan parti populli me urrejte popullore votoi kunder partise demokratike dhe per zghethien e lulit si kryetar u be mire dhe me e mira qe keto fytyra te uryera nga populli i nuk i vuri ne listen e kanditateve per parlament dhe ljo ka 8 vite qe ka punuiar e pu non per edi ramen nga frika e vjedhjeve kolosale qe i ka bere pronave ne shkoder turp qe del e llomotit ne televizore dhe analistet n8uk ja thojne te verteten ne sy si me e korruptuara e shekullitdheu be miliardere

  14. Bushat kush e futi ne pune Xhozin te OSBE, Boshardit ke kishte mik per koke qe u be telef ne marezite e tij duje mbeshtetur Ramen? Sa e ka pagen nga Boshardi? Ridvan Bode punesohet nga Rama si aneter i keshillit mbikqyres me nhe dite pune mee 450.000 lek te reja.
    Po ndonje lidhje me Arben Ahmetajn ka se gojet e liga thone se shoferi i tij ka biznes shume te fuqishem ne Ahmetajn. Te jete shoferi veetet partner i Ahmetajt apo eshte miku i ngushte Majlinda vjeter i Ahmetajt, z. Bode? a Bregu a nuk.u pubesua me firmen e Ditmirit dhe Rames? Sa e ja rogen Bregu? Murizi cben me universitetin, cfare biznesesh i ka financuar Rama? Patozi cfare biznesesh ka ngritur keto kohe, po 100.000 euro i miri vajza e tij nga Rama si studente eksekente? A nderhyri Rama qe partia e tij te ishte e paligjshme te merte pjese ne zgjedhje? Po godinen e partise si ja dha si shpeeblim apo… Gjergj Bonaxhiu si po ecen me bizneset enrrgjitike keto 8 vjet, sa shpejt u be milioner qe kur krijoi parti e re qe u shojt pa dake mire?…. Na trego keto Bushat se mediat e Rames sa me shume i promovojne aq me shume shqiptaret i urejne keta njelloj si Ram Rilindjen.

  15. Bashaën shumë naiv e qujn kundërshtar të dobët nga që nuk ķa gojën të fëlliqur si edi rama apo si zhozefina basha është njeri me kultur të madhe ai i hoqi vizat për në europë që shqiptarët të takohen me fëmijët nipërit mbesat e tyre problemi tek shqiptarët është ikeq në meetalitetin e tyre po të jesh hajdut të thonë është punëtor po të jesh gojëprishur të thonë je i zgjuar po të jesh vrasës të thonë je trim qoftë edhe kur shqiptari vret vëllajn apo. Kushëririn e tijë po durohe taulalant balla spiropali edi rama shkurt ,Lulzim basha është një lidër europjan i kulturuar mbas 25 prillit në aoftë se shqiptarët nuk i japin votë për ta bërë kryeministër le të dali televizion në konferencë për shtyp dhe t,ju përgjigjet shaiptarëve me thënjet e të madhit Faik Konica shqipëri të kam dhjerë se smë kuptove asnjëherë ,nuk besoj se do gabojnë prap shqiptarët e shqipërisë rroftë shqipëria nëna jonë

  16. As nuk e ka shkëmby e as nuk e ka shit. Ky është spekulim. Ju e shitët detin tek Greqia. Hashim Thaci nuk firmosi asgjë. Nuk duhet të spekulohet për këtë gjë’

    Më pas Mushkola i kujtoi Berishës se është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku Berisha përsëriti refrenin e tij se nuk e ka pas njohur atë njeri më parë, edhe pse është marrë personalisht me përndjekjen e tij.

    Pas reagimit të ashpër të gazetarit Berisha doli nga linja!Shpellkaret qe i lepinin kepucet Topallit po keta shpellkare e cecene sot cfare nuk thone me urdher te salihut dhe lulzimes

  17. Nje gje dua te di pse keto parti me demek te djathta nuk u bene bashke por jane ber kashte e koqe qe ju befte varri loqe

  18. Topalli, Patozi, Murrrua, Hajdari e bija e gjykatese te korruptuar Jane te neveriteshem e te peshtire . Te kater keta PA harruar edhe Topin Jan te blere nga Rama ne forma te ndrysheme . Topallit i ka premtuar presidencen , te tjeret me leke osé me poste qeveritare ne woftede fiton . Shembujt Jane 1) Majlinda Bregu eshte ne osbe , Bode ne komitetin e bankes kombetare , Besard Kadia zv. minister . Kjo tregon se sa lengaraq tregohen . Edhe dicka tjeter ketu duket se PS eshte kethyer ne parti sklleverish me slllavopronar Kryemadhtruesin , nuk paska PS intelektual per presidente, per ne osbe , per mbikqyres ne banken e Shqiperise, per zv. ministero te ekonomise.

  19. Sa shume hartime bejne keta te PS..Vete i shkruajne e vete i lexojne..Jane mesuar me artikujt pa fund te temes dhe zerit te popullit

  20. Mos harrojme qe zonja heren e fundit konkuroi per deputete dhe nuk fitoi mandat ne Shkoder.Kur nuk e duan as shkodranet e vet per ca ta doje PD.Shkoni ne Shkoder dhe pyesni per pasurite e zonjes qe fillojne nga qendra e qytetit deri ne periferi e deri ne mal ku eshte dhe pike turistike.Mos kini merak se nuk prish pune ne zgjedhje.Kapeni per zhelesh dhe nxirreni jashte pleren na shet edhe moral.

  21. dokumenti i PD-së është fals, pasi nuk është zhvilluar asnjë mbledhje as në vitin 2019 dhe as në 2020-ën për shkarkimin e Kadias si sekretar për Sipërmarrjen e Lirë.

    Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi që e ka firmosur atë dokument kanë falsifikuar aktet e Kryesisë, pasi Kryesia e PD nuk është mbledhur asnjëherë për këtë çështje.

    Me sa duket, për të frenuar zërat se Basha ka marrëveshje të fshehtë me Ramën për të bashkëqeverisur, gjë që mund të dëmtojë PD-në në prag të zgjedhjeve, kreu i PD ka nxituar të falsifikojë dokumentin në fjalë.Shpellkare kudo ndodhur vetem salihu ja u perdhunoje mamkat gjyshet grate vajzat prandaj dhe ju e mbroni ate dhe shani kedo qe nuk i pelqen Qenit salih dhe kelyshit lulzime

  22. Saliu te ka shkerdhyer motren ,gruan ,mamin dhe gjithe baxhellat e fisit ,prandaj e ke inat i -MAVI-i pa emer.

  23. Nje vlonjat qe dashuron salihun eshte normale pjella e dashuron djallin salih karaxhic berisha.Me ligësinë e zakonshme dhe intelektin e ulët Lulzim Basha, jo për të parën herë, shprehet se “As unë dhe as përfaqsuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifra reale. Unë personalisht kam dy të shtruar…”

    Çfarë informacionesh të tjera kërkon “specialisti” dhe “shpëtimtari” Basha përveç atyre që jepen çdo ditë (njësoj si në vendet e tjera evropiane), si: numri i të testuarve, të infektuarve, të shtruarve në spital, të intubuarve dhe të të vdekurve?!

    Nëse përhapja e virusit në Shqipëri paska ardhur nga “mungesa e testimeve”, po në vendet perëndimore (shumë prej të cilave janë më keq se Shqipëria) nga ka ardhur kjo përhapje?!

  24. Basha nuk ja mohoi Ina Topallit kandidimin për deputete, ajo kandidoi normalisht dhe ishte në grupin e parë të të zgjedhurve. Mirëpo Ina nuk ishte dakord me vendimin e PD që parashikon deklarimin e pasurisë të kandidatëve për deputet, prandaj u tërhoq nga gara. Si do ti justifikojë Ina të gjithë ato pasuri të vëna vetëm me punën si politikane, të gjitha ato apartamente kart e poshtë, ato vila nëpër Razëm etj, fëmijët nëpër shkolla, etj? Rroga si deputete apo fitimet e burrit marangoz-noter janë të deklaruara dhe nuk mjaftojnë. Prandaj iku me bishtin ndër shalët (e shkurta). Ky është sebepi i fasadës për vetëtërheqjen nga kandidimi në PD i Ina Çoba Topallit. Arësyeja kryesore është e thellë, shumë shumë e herëshme, fillon qe nga fëmijëria e rinia, me adoptimin e Inës në familjen e ndyrësirës së DPB të Shkodrës, Rasim Kuqi, haleja e sigurimit, ku ajo u rrit si motër me vajzën e Rasimit dhe gruas së tij, Gruaja e Rasimit njëkohësisht tezja e gruas së Sul Bushatit, sekretarit të parë të Partisë Punës në Shkodër. Aty është lidhja e Inës me PPSH, me sigurimin e shtetit, me Ditmir Bushatin që e punësoi Inën dhjepllomate të Rilindjes në Mal të Zi. Ina Çoba dhe familjarët e saj nuk kanë punuar asnjë ditë në prodhim në kohën e komunizmit, me shumë lezet ato janë rregulluar nëpër zyra të ndërmarrjeve prodhuese, si ekonomistë të mesëm ose normistë, si shpërblim për shërbimet e fshehta bdaj rregjimit. Të zinjtë e ullirit i kanë hequr familjarët e burrit të Inës, para se të martohej, por Ina i konsideron si të sajat. Që në momentin që Ina u lidh me Lorenc Lukën dhe mori fuqinë në PD të Shkodrës, ajo ka punuar fuqimisht për për spastrimin e PD Shkodër nga demokratët e vërtetë, nga të persekutuarit e vërtetë shkodranë nga komunizmi, ajo ka punuar fuqimisht për të denigruar figurat e mëdha intelektuale të antikomunizmit shkodran sikurse Guraziu në fillim dhe Gurakuqi tashmë në fund. Partia Demokratike në Shkodër nuk humbet asnjë votë në Shkodër nga vetëshporrja e Inës, ajo merr vetëm votat e familjes së vet dhe të familjes adoptive Kuqi Bushati, të cilët nuk votojnë Rilindjen. U pastrua dhe një ****.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu