• |
ide | kryesore

Analisti Daniel Serwer: Me ardhjen e Biden ndryshon qasja e SHBA për Ballkanin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një prononcim për DW, eksperti nga SHBA për çështje ndërkombëtare dhe njohës i Ballkanit, Daniel Server, nënvizon, se edhe me ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë marrëveshja ekonomike Prishtinë -Beograd qëndron.

Me zgjedhjen e Joe Bidenit si President në SHBA mund të ndryshojë edhe qasja e Shtëpisë së Bardhë ndaj Ballkanit. Nëse kjo mund të influencojë edhe ndaj marrëveshjes së shtatorit në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit, prof. Daniel Serwer thekson se “marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet. Marrëveshja nuk e detyron SHBA për asgjë, dhe deri tani unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me zbatimin e saj nga Prishtina dhe Beogradi”.

Me hapjen e proceseve ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë dhe impaktit që ato mund të kenë në Kosovë, Daniel Serwer thotë, se “ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive. Shqetësimi është se ai po zhvillohet vetëm në njërin drejtim, sepse Dhomave të Specializuara u mungon juridiksioni të merren me autorët serbë të krimeve dhe Serbia ka dështuar në vënien e tyre në bankën e të akuzuarve. Kjo është për të ardhur keq” – tha Serwer. /DW



2 Comments

  1. Po mire, u zgjodh Biden? Se North Karolina i kaloi 15 vota Trumpit. Vec kesaj eshte duke u bere rinumerimi ne disa shtete si Georgia, Pensilvania e te tjere qe e kane diferencen nen 1% dhe pa dale rezultatet e sakta nga keto shtete, zgjedhjen e Biden mund ta vendosin vetem mediat. Por zgjedhja e presidentit te Amerikes, nuk behet nga media prandaj lini institucionet te flasin. Vetem atehere mund te flitet per presidentin qe do marre detyren me dt. 20 janar 2021.

  2. Ministria e drejtesise po heton ne 10 shtete dhe do kete rinumerim dhe ne Winsconsin ndoshta dhe Michigan e Arizona. Zera prane Trump por dhe disa video qe qarkullojne flasin per megamashtrim elektoral duke filluar qe nga flete votimi fallso pasi fletet origjinale jane te pajisur me nje code kibernetik komunikimi, votues qe kane vdekur me kohe si dhe nderhyrje ne sistemin e numerimit elektronik. Nqs keta jane te verteta do ishte skandali me i madh ne historine shtetit amerikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *