• |
ide | kryesore

Video / Balaj e Uzuni i kthejnë reston Kosovës: vllazërorja ngjyroset kuqezi

-Instant, F1, Sport, Video



Hakmarrje apo jo, sido të quhet, buzëqeshja është e gjitha për italianin, ndërsa vllazërorja u ngjyros kuqezi 2-1 me golat e Balajt e Uzunit, që nuk u arritën dot nga dardanët pavarësisht penalltisë së Muriqit. E të mendosh që me tre debutimet në mbrojtje e një formacion që luante bashkë për herë të parë nuk mund të pritej fluiditet apo mekanizëm perfekt.

Në Elbasan Arena, një aksion brilant i ndërtuar nga Uzuni e Bekim Balaj i ka dhënë shkëndija një ndeshje deri në minutën e 30 të mërzitshme mes Shqipërisë e Kosovës. Në rastin e parë të vërtetë për të dyja skuadrat, kuqezinjtë kalojnë në avantazh në miqësoren përballë dardanëve, me një asist të Uzunit për shkodranin që nuk fal Muric, duke i dhënë avantazhin të besuarve të Rejas.

Myrto Uzuni konfirmon formën e mirë që po kalon, të cilën nuk e ka zbehur as kalimi i Covid 19. I spostuar në pjesën e dytë nga Reja në vijën e parë të sulmit, beratasi i Ferencvaros ka gjetur golin e parë me kuqezinjtë. Një kundërsulm i shpejtë i nisur nga Selahi në minutën e 64, asist për Uzunin që godet fort, duke mposhtur portierin Muric për herë të dytë.

Kosova u fut në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brenda zonës Muriqin, të cilën arbitri e ka konsideruar penallti. Sulmuesi i Lazios e mori vetë përsipër, duke spostuar portierin Hoxha, e duke i fiksuar shifrat në 2-1 në favor të kuqezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *