Arrestohet për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre të tillë në Tiranë.
Ndërkohë që janë proceduar penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.
Çfarë thotë policia
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime s*ksuale.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
A ca karash jeni esh turp te shkruash seksuale qe e keni ven me yll e…
o bole lejeni miletin te pallohet o bole
O cfare zbulimi paska bere policia. Cfare operacioni me emer demek te koduar. Vetem policia
nuk e di se te gjitha keto hotele si kerpurdhat pas shiut neper lagje e rrugica jane vetem qendra
prostitucioni e shperndarje droge. Le te survejojne nje holel cfardo vetem njezetekater ore ne menyre
te fshehte dhe pastaj ta ballafaqoje me dokumentat e regjistrimit e te tatimeve cfare po del.
Eshte e qarte se miratimi i lejeve te ndertimit neper lagje e rrugica eshte leje per kete lloj aktiviteti
pra vete qeveria e bashkia legalizojne kete aktivitett fitimprures dhe nuk kane pse bejne te paditurin
kur vete ata e kane lejuar.