• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës pezullon gjyqet për dy javë për shkak të COVID-19, me përjashtim të një rasti

-Instant, Lajme, Të fundit



Për shkak të rritjeve të rasteve të të prekurve me COVID-19 në vend, Gjykata e Tiranës njoftoi sot pezullimin e punës.

Në vendimin e firmosur nga kryetari i Këshillit Petrit Çomo, thuhet se pezullimi do të nisë nga dita e premte, 13 nëntor, për dy javët në vijim.

Në shkresë theksohet se përjashtim nga ky vendim do të kenë vetëm çështjet e karakterit urgjent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *