• |
ide | kryesore

Gol, asist e performancë super: “Jam kthyer më i fortë se më parë”, Uzuni pas Ferencvaros fitoi edhe Kombëtaren

-Instant, Sport



“Goli më kishte munguar, por mund të them se ndihem mirë që e kalova situatën e vështirë pas Koronavirusit. Nuk jam 100%, por mendoj se bëra mirë në krahun e majtë, kjo na dha rezultatin sot”. Myrto Uzuni nuk e fsheh entuziazmin për rezultatin, golin dhe performancën në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Kosovës, ku dha edhe assist për golin e parë të Balajt. Sulmuesi beratas ka rrëfyer situatën e vështirë për shkak të koronavirusit: “Bëja tampone cdo dy ditë, ishte një situatë delikate që zgjati gati 22 ditë. Më vjen mirë që e gjithë kjo kaloi, ndërsa tannin jam kthyer më i fortë se më parë”.

Kalimi te Ferencvarosh ishte një kapërcim në kualitet dhe lojtari u bë menjëherë një pikë referimi tek hungarezët, edhe pse në Champions, në fazën e grupeve luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen e fundit kundër Juventus për shkak të Covid. Golat e shënuar i kanë dhënë besim në vetvete sulmuesit që tani hedh vështrimin larg: “Kam kaluar te një ekip më i fortë dhe jam rritur shumë. Tani, duhet të mendojmë fortë për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, për të marrë më të mirën”, u shpreh Uzuni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *