Toni Gogu do të jetë prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Gogu ose siç njihet ndryshe Pastor Genti është pastori protestant që martoi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Ai ka mbajtur pozicionin e Kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ish prefektja, Suzana Jahollari është liruar tashmë nga detyra dhe Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të dy në mbledhjen e sotme.
Gogu ka qenë edhe zv/ministër i Drejtësisë.
VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
Shume shpejt pritet, sic duket nga kurba e Ridhjerjes, edhe Alban Skenderaj nenkryetar bashkie, apo Anjeza Maja zevendes-ministre kulture…..
Ka ngel njeri qe nuk baltosni
ky edhe m’hale krihet..