• |
ide | kryesore

Koeman ‘ngel në klasë’ lojtarët e Barcelonës: “Kam dyshime që ajo e Barças është organikë për mua”

-Instant, Sport



Në një bashkëbisedim të rezervuar për mediat katalanase, Ronald Koeman foli hapur pa e ekzagjetuar me diplomacinë, por fjalët e thëna prej tij rëndojnë edhe më shumë ambjentin blaugrana, pas një fillimi sezoni aspak sipas pritshmërive: “Kam dyshime se organika e Barcelonës është e përshtatshme për mua e me Ramon Planes (drejtori sportiv) po flasim për atë që mungon. Garda e vjetër, sidoqoftë, e kuptoi se gjërat duhet ndryshojnë”. Tekniku i Barças ka bërë të ditur më pas se objektivët e parë të merkatos do të jenë Eric García, mbrojtësi qendror i City, “por gjithcka varet nga Manchester”, e Memphis Depay, që tekniku e njeh mirë duke e kur e stërviste në kombëtaren hollandeze.

Pa harruar një tjetër bashkëkombas: Wijnaldum. “Është një mundësi për të ardhmen por nuk mund të them më shumë. Eshtë një lojtar i madh”. Për sa i përket organikës aktuale ai ka shtuar: “Pedri është lojtari që më ka befasuar më shumë pozitivisht. Griezmann është një sulmues që punon shumë e mund të vendosë pozicionin që do. Varet nga ai. Dembelé po stërvitet e po përmirësohet fizikisht. Messi? Më tregoi se pavarësisht problemeve të tij me klubin dëshiron të vazhdojë të fitojë”. Nuk mund të mungonte një referim për objektivin e vërtetë të Barcelonës, që mungon prej 5 vitesh nga këto anë: Champions League. “Për ta fituar duhet të përmirësohemi. Bayern, për momentin, është më i fortë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *