• |
ide | kryesore

Manastirliu flet për vetëvrasjet në spitalet COVID: E kemi të integruar shërbimin psikologjik

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas 4 rasteve të njëpasnjëshme të vetëvrasjeve në spitalet COVID, vjen edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila tha se në këto institucione ofrohet shërbimi psikologjik.

Manstirliu konfirmoi në prani të gazetarëve se ky shërbim është i hershëm dhe ofrohet.

“Nuk dua të zgjatem këtu për aktet tragjike. Janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe administrative. Ajo që kemi bërë që në krye të herës, por që është ngritur dhe nga OBSH, janë çështjet e Shëndetit mendor lidhur me COVID. Ne kemi reflektuar, duke ngritur jo vetëm grupe pune, por duke përfshirë dhe aspektin psiko-social në paketën e trajtimit spitalor. QSUT dhe Shefqet Ndroqi, e ka hershëm shërbimin psikologjik të integruar. Është i nevojshëm në të gjitha shërbimet. Në të dy spitalet, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, është psikologu në rastet e nevojës së një trajtimit multidisiplinor.”, tha ajo.

Duke u ndalur tek përdorimi i antibiotikut në këtë kohë, ministrja tha se; “Sa i takon sasisë së antibiotikëve, në lidhje me koncesionin e sterilizimit më lejoni të them se partneriteti i suksesshëm për instrumente të reja, shërbimin e sterilizimit, veshjet një përdorshme, dhe të gjitha aspektet e tjera, me standarde europiane, kanë sjellë reduktim të infeksioneve post-operatore nga 30 % në 15 %, i përgjigjet dhe pyetjes tuaj për antibiotikët e kursyer”.

 

 



3 Comments

  1. Nafije,nafije dybekun !Ti je nje kurve hajdute e zhulse !
    Deshira per tu perdorur te njerez si ti eshte e madhe dhe fakeqesisht ka boll ndyresira ne kete vend !
    Ne boten perendimore per shkak te lehtesirave qe ka si ty,fiks si Balluku e plot stani i PS-se ,gjenden ne shtepite publike !

  2. “Nuk dua të zgjatem këtu për aktet tragjike. Janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe administrative.”

    Sa e zgjuar na qenke moj ministruce, nuk dashke te na u zgjatke per vetvrasjet, po ja kalon “organeve kompetente dhe administrative.”… ja po ta them unë, ti dhe sëra jot jeni fajtorë të drejtpërdrejtë në keto krime që po ndodhin, eshte mungesa e perspektivës dhe shpresës së shërimit që i çon njerzit ne vetvrasje.

    Pale, na paske futur edhe nje “paketë financiare per trajtimin psikologjik”. I vetmi trajtim psikologjik i efektshëm është shporrja juaj nga skena.

  3. Thuaj më mirë asaj zëvendëses tënde Rakaçolli që si neurolloge, ti bëjë. Ramës një trajtim psiqik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *