• |
ide | kryesore

PAMJET/ Kryepeshkopi Janullatos me Covid u transferua me kapsulë nga Tirana në Athinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u transportua urgjentisht mbrëmjen e së mërkurës drejt spitalit “Evangelismos” të Athinës për trajtim, pasi ai u diagnostikua pozitiv në koronavirus. Ai iu nënshtrua një testi në një qendër mjekësore në Tiranë, e cila tregoi se ishte infektuar me koronavirus.

Mësohet se ai ka pasur simptoma në një formë të lehtë, por mjekët në Tiranë e konsideruan të nevojshme transferimin dhe shtrimin në spital në një klinikë të specializuar në Greqi, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë dhe disa probleme kronike shëndetësore.

Siç shihet edhe nga pamjet ai u transportua me një kapsulë të veçantë nga Tirana në Athinë. Sipas medieve greke që kanë publikuar pamjet, ka qenë kryeministri Kyriakos Mitsotakis i cili u informua për çështjen dhe dha pëlqimin e tij për transferimin nga një njësi speciale me një avion C-130. Mediat greke shkruajnë se ai është i vetëdijshëm, por monitorimi i tij konsiderohet i domosdoshëm.


“Unë kam një ndjeshmëri ndaj mushkërive, kam astmë për një kohë të gjatë. Mendoj se do ta kapërcejmë. Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është një dhuratë nga Zoti. Mos u trishtoni. Ne do të kalojmë. Pavarësisht nëse jetojmë ose vdesim nga Zoti Jezus. Këto gjëra janë një ngushëllim i madh për ne” – thuhet në një mesazh të hierarkut për mediat. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Nuk te ka faj dhe per mendimin tim ka bere shume per Shqiperine, me shume se politiqenet e tu te dhjere! Mos e kruaj me njeriun e Zotit

  2. O Muti i Kristaqit,
    pse flet me ate gjuhe per njeriun qe na dhuroi Saliu haleja ne llumin e se ciles je mbytur ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu