• |
ide | kryesore

Rama flet për një paketë tjetër financiare: Nuk duam të mbyllim ekonominë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se është duke parashikuar një paketë financiare për personat që marrin ndihmë ekonomike në vend, në kushtet kur situata nga pandemia i ka goditur dhe në rëndë këto familje.

Rama tha shtoi se qeveria nuk do të marrë masa shtrënguese që do e mbyllnin ekonominë, duke i kërkuar dhe qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura.

“Jemi duke parë e se kemi akoma të konkluduar se nuk bëhen hesapet pa hanxhinj, se kur thosha në mars e prill që s’mbaron kjo punë në qershor, se thoshin piramidë, hidhini të gjitha këtu ca keni, po të kishim dëgjaur ata s’do kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë.

Komiteti i ekspertëve ka bërë projeksionin e do e shohim sa do jetë infektueshmëria potenciale dhe kemi gati dhe një paketë tjetër e cila do dalë shumë shpejt qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale qoftë për të mbështetur pavarësisht covid, por në situatën e covid familjet në ndihmë ekonomike.

Se gjerat mund të zhvillohen në drejtime të ndryshme. Ne s’kemi bërë masa shtrënguese të atyre që janë bërë në shumë vende tani që flasim.

Masat tona janë minimale se ne nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo se mendojmë le të vdesë kush të vdesë por se ka mundësi të mbajmë një ekuilibër ndaj njerëzit të bëjnë detyrat e tyre të thjeshta e secili të bëjë detyrën e vet ama për njerëzit në nevojë situata është jo e lehtë.

Duam që ata me ndihmë ekonomike ti bëjmë një shtesë të konsiderusheme të mbështetjes financiare.

Por këto janë të gjitha para, ti planifikon duke pasur parasysh se rrugës mund të kenë kthesa të papritura, sic ndodhi me valën e dytë dhe sic shohim me eksperiencat ka edhe një valë të tretë, a do vijë jo këtë s’mund ta thotë askush, por nuk shkohet në qeverisje si në ruletën e Lulit e Monit e Xhikes”, tha Rama.



2 Comments

  1. Do me thene i bie qe Rama na beka nder (me leket tona sigurisht)..Duke pare rritjen e infektimeve dhe vdekshmerise, spitalet ne pike te hallit, njerezit qe dergjen neper bodrume..Faleminderit KRM

  2. O xhaje a ka mundesi? Se kam nderruar tre-kater lalstiqe brekesh duke qesh’ me rrenat e tuja!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *