• |
ide | kryesore

Reja ndryshon gjithcka në eksperimentet e tij: shumë debutues në formacionin anti-Kosovë

-Instant, Sport



“Do të bëj ndonjë eksperiment për të parë lojtarë. Kosova nuk ishte skuadra që doja në miqësore”. Fjalë të thëna nga Edi Reja që kundërshtojnë njëra-tjetrën, ose më saktë e kanë vënë në vështirësi teknikun, që kërkon të ndryshojë dicka për të provuar, por në anën tjetër nuk dëshiron të humbasë, për ti dhënë një tjetër sukses të madh ‘vëllait të vogël’. Për miqësoren ndaj Kosovës në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ajo që është bërë e qartë nga tekniku edhe në stërvitjen e fundit në Durrës, janë minutat për lojtarët që janë aktivizuar më pak në ndeshjet e tetorit apo shtatorit, por edhe ata që nuk kanë patur shumë mundësi në skuadrat e tyre, por që janë të rëndësishëm për italianin.

Italiani mund të ndryshojë dicka nga 3-5-2 i zakonshëm, edhe pse lojtarët që duhet të provojë kanë karakteristika të ndryshme dhe Reja dëshiron ti shohë të japin gjithcka në rolin e tyre të zakonshëm. Mund të ketë një kthim me linjë katërshe e me fantazist pas shpinës së dy sulmuesve. I sigurtë në portë është Etrit Berisha, edhe në rolin e kapitenit, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Ismajlgeci. Në qendër rikthehet Ismajli, që me Spezia nuk ka luajtur pothuaj fare. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.

FORMACIONET E MUNDSHME

SHQIPËRIA
Portier: Berisha
Mbrojtës: Doka, Ismajli, Çepele, Ismailgeci
Mesfushorë: Çokaj, Ramadani, Memushaj, Selahi
Sulmues: Uzuni, Balaj

KOSOVA
Portier: Muric
Mbrojtës: Vojvoda, Rrahmani, Dresevic, Aliti
Mesfushorë: Shala, Kryeziu; Zhegrova, Celina, Berisha
Sulmues: Daku



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *