• |
ide | kryesore

VIDEO/ 6 muaj më parë Besart Kadia bënte sherr me ministren e Financave: Ti nuk e njeh situatën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e qeverisë e kësaj të mërkure prodhoi një lajm që tërhoqi vëmendjen e mediave pasi si.ministër i Financave dhe Ekonomisë u emërua Besart Kadia. Kohë më parë ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ndërsa në emisione televizive ai dilte shpesh si ekspert i pavarur.

6 muaj më parë ra në sy një përplasje e fortë në opinion mes tij dhe ministres së Financave Anila Denaj e cila kaloi deri në sulme personale. Çështja është se tashmë u duhet të punojnë bashkë në një ministri.

DEBATI:

Kadia: Nëse keni ndonjë gjë në dorë, çfarë i thoni kryeministrit, kur duhet të hapen bizneset, se vendi është në recesion?

Denaj: E para kërkoj më respekt për pozicionin dhe profilin e punës. Nëse pyetja është për mua, ma adresoni mua pyetjen, nëse pyetja është për kryeministrin adresojani pyetjen atij

Kadia: Unë kam shumë respekt, por nuk po e kuptoni situatën ekonomike…

Denaj: Situata ekonomike është e tillë që po e adresojmë, duke mbështetur nevojë për të gjithë grupet me nevojë imediate të imediate me ndihmë ekonomike. Do isha kurioze të kthehesha pas, të shikoja sa kritik keni qenë me formalizimin e ekonomisë. Pra sa kritik keni qenë të ardhurat. Para se t’i kërkosh qeverisë, t’i kërkosh bizneseve që kanë hequr punonjësi, sidomos bizneseve të mëdha. Pse nuk jeni kritikë me ata?

Kadia: Jemi në fatkeqësi natyrore…

Denaj: Sigurisht që qeveria do të marrë nga buxheti dhe sa shkurtime ka këtë vit.

Kadia: Bizneset sot kanë probleme, janë pa likuiditet, keni detyrim që t’i thoni që do shtyen taksat. Qeveria shqiptare me pagën që po jep, 80 milionë euro, dëmi që po i bëhet ekonomisë është mbi 1 miliardë euro, po ti vesh në balancë, dihet dëmi i ekonomisë.

Denaj: Nëse shtyjmë taksat, me çfarë do ta ndihmojmë ne ekonominë.

Kadia: Sa ventilatorë të rinj keni blerë? Me 10 milionë euro ventilatorë kishim mbyllur të gjitha problemet?

Denaj: Unë kam ardhur si ministre e financave këtu dhe nuk kam ardhur të dëgjoj të gjithë vrerin që ju doni të hidhni. Ka formate të tjera sesi ju mund ta hidhni vrerin.

Kadia: Ç’vrer moj, po ju….

Denaj: Më bëni pyetjen për atë që më takon.

Kadia: Pagën e luftës e vendos kryeministri, nuk e di akoma… e quan pagë lufte.

Denaj: Nëse termi pagë lufte nuk pëlqehet, mund të jetë e drejtë… Sot ka rëndësi jeta e njerëzve.

Kadia: 3 veta kanë vrarë veten zonjë nga situata ekonomike. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=8YQJl8Deibk&feature=emb_err_woyt



2 Comments

  1. patosi i partise se kadiut qe flet ne top stori me pare ti kerkoje popullit demokrat falie si kryesori i pd bashke me berishen qe e blinduan dhe nuk kerkonin hapie te partise po si familie komunisti punuan per ta dobesuar ate dhe arriti qe partia demokratika persoi humbjen me te madhe dhe pastaj ju lepine e punuan e punojne per rilindjen pasi keto persona jane mesuar te cvasin dhe te kene pushtet ju jeni fytyrat me te degjeneruara o patos ty dhe familia jote ne kavaje nuk te voton se e dine se cili je dhe kavaja ta tregon mire vendin. mjaf me se luli na zuri vendin qe e patet qelbur per dekata o fytyre e ndyre

  2. ha h< ha patosi do hyje me pature ne parlament se eshte mesuar nga berisha o patos trego se kujt i sherben o debil kavaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *