• |
ide | kryesore

767 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri i të infektuarve në Kosovë ka ruajtur një kurbë të lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2178 testime prej të cilëve 767 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 viktima nga SARSCoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *