• |
ide | kryesore

TV-të çensurojnë Ramën, më mirë vonë se kurrë

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Dy televizone informative, që kanë në siglën e tyre emra të mëdhej ndërkombëtarë, kanë shpallur njëri pas tjetrit vendimin për të mos transmetuar në ekranet e tyre materialet propagandistike nga spitalet Covid 19, që u çon në redaksi Edi Rama.

Së pari, A2 CNN, me një kronikë sa parimore në thelb, po aq edhe patetike në formë, ka njoftuar shikuesit se nuk do ti gënjente ata me ato imazhe dhe me atë muzikë “që vjen era propagandë”.

Fill pas tij edhe në Euronews, jo vetëm morën vendimin se ato materiale të servirura nga ERTV ishin një kundërshtim me informimin e ndershëm të publikut, por e pyetën drejtpërdrejt kryeministrin se përse nuk lejoheshin mediat ta kryenin vetë ndëmjetësin mes debatit që bëhej në vend dhe të vërtetës që i përcillet teleshikuesve. 

Këto vendime redaksionale, ndonëse në kushte normale do të konsideroheshin një e drejtë elementare e secilit televizion, përbëjnë një akt që duhet mbajtur shënim, në sfondin e përmbytjes me gënjeshtra që qeveria i bën mjedisit mediatik.

Kronikat e bajate të ERTV ishin të patransmetueshme në çdo pikpamje.

E para se ato binin ndesh edhe me vetë pohimet e disa mjekëve me personalitet që punojnë përditë në spitale dhe që dëshmojnë për një pasqyrë krejt të ndryshme.

E dyta sepse nuk ka sens që ekrani privat i kryeministrit, pra e njeriut që u ka në dorë pagën dhe vendin e punës, të bëjë sikur “interviston” vartësit e tij, të cilët nuk e kanë luksin të belbëzojnë as ndonjë vërejtje kozmetike.

E treta dhe më kryesorja se ato filmime aq ordinere, sa nuk vinin as era ramizëm, por dukeshin më shumë sikur qenë gatuar në kuzhinën bajate të bashkisë, ishin demostrimi brutal i një mendësie: Asaj të kryeministrit tonë për të qenë edhe lojtar edhe arbitër.
Edhe pushtet ekzekutiv edhe pushtet i katërt. Kur reporterja e Euroneës e pyeti direkt shefin e qeverisë se përse nuk lejoheshin mediat ta prekinin vetë nga afër gjendjen (shiko kronikën lart) ai u përgjigj se ato materiale ishin përgatitur si përgjigje ndaj shpifjeve të opozitës se spitalet tona nuk kishin më kapacitete.

Pra në mendësinë e Ramës, kur dikush ngre një problem apo e akuzon për diçka, të vërtetën nuk duhet ta vendosë një entitet i panashëm, një gjykatës i pavarur, por ai vetë që në këtë debat publik është thjeshtë një palë.

Këtë mani të rilindjes për të imponuar se mes të “vërtetave alternative” vetëm ajo që thotë qeveria ka vlerë, e kanë fshikulluar prej kohësh edhe të gjitha organizatat prestigjoze të lirisë së shtypit dhe të mediave.

Pikërisht për këtë, akti demostrativ, jo vetëm për të mos i publikuar këto kronika propagandistike, por edhe për të mbajtur qëndrim të hapur kundër tyre, është një hap i ndrojtur përpara. Si i tillë ai duhet përshëndetur sipas mendësisë së vjetër “më mirë vonë se kurrë”.

Por, thënë këtë ai hap edhe një parantezë.

Fillimisht, vetë këto televizione, pasi kanë mbajtur këtë qëndrim nuk e kanë më luksin të bëjnë hapa pas. Dhe pastaj, as konkurentët e tyre në treg, nuk mund të sillen ndryshe sepse në të kundëer do të mernnin mbi vete etiketën e autoparlantit të propagandës.

Çdo rikthim në praktikën e turpshme të publikimit me kasta të gënjeshtrave të qeverisë, jo vetëm do ta zhvlerësonte atë që bënë këto ditë A2 CNN dhe Euroneës, por ai do dëshmonte se censurimi i pamjeve idilike nga spitalet Covid, kishte lidhje me gjithçka tjetër, përpos parimeve gazetareske dhe merakut për informimin e ndershëm të publikut.

©Lapsi.al

 



24 Comments

  1. Analizes suaj nuk i heq as edhe nje presje. Gjithshka eshte realiste. Analize perfekt. Ju lutem vazhdoni se e verteta nuk vret por sheron

  2. Metoda e lajmeve dhe kronikave qe serviren me kasete te parapregatitur eshe nje nga gjerat me te peshtira qe mund te serviri media ne sherbim te propagandes se ertv dhe bashkise.

    Ato nuk jan lajme por reklama propagandistike, dhe si te tilla duhen te taksohen ne baze te ligjeve ne fuqi.
    Lind dhe pyetja se kush i ben keto kronika, sa staf jane, dhe me cfare parash financohen, duke qene se si Rama dhe si Veliaj nxjerrin gati perdite te tilla kronikash te parapregatitura, duhen te kene staf goxha te madh ne dispozicion.

    Edhe nga ana gazetareske eshte nje gje shume idiote dhe cenon vete rolin e gazetarit e bie ndesh me te pasi duhet te jete pala e trete midis pushtetit dhe popullit e te shikoj atje ku nuk shikon dot njeriu i thjeshte, e te sjelli te verteten e pafiltruar dhe ndryshuar e pershtatur sipas intereseva te momentit.

  3. Cfare thua o Andi? Ku jane keto dy televizione shqiptare se nuk po i gjej?
    Kane censuruar Ramen? Po keto dy televizione qenkan te censuruar nga shqiptaret.
    Me c’pyeta, asnje nga te njohurit e mi nuk i sheh keto kanale.
    Shiko dhe ne shtypin e perditshem qe lexon Bashkimi.
    Nga 15 gazeta qe lexon, vetem dy mbajne nje fare ane nga qeveris. 13 e shajne qeverine mbare e prape. Dhe mbrojne opoziten.
    Mirepo sot me i shitur eshte ai qe eshte me i rralle. Dhe lexuesit e gjejne ate qe duhet te ndjekin.
    Nuk te lexojne ty. As Syrin, As kete A2, as ate Euronews Albania.
    Thirrja jote shifet me vemendje, ne thelb ajo eshte thirrje per censure ndaj gjysmes te shqiptareve. Dhe kete gje sot ne kushtet e perhapjes se medias TV por edhe online, eshte e pamundur te realizohet.
    Shpesh disa media nuk botojne kritikat qe i behen Lulit. Dhe kur ky reagon, shfaqin reagimib, duke i lene ndjekesit e tyre, komplet jashte asaj qe po ndodh. Pasi ata nuk dine per cfare eshte akuzuar Basha, per reagimib qe po ben.
    Kjo i nxjerr bllof keto medie censuruese ndaj ndjekesve te tyre, por jo per simpatizantet e Rames, te cilet ndjekin medie te tjera.
    Keshtuqe thirrja jote mund te shnderrohet ne bumerang per vete ato medie qe mund ta aplikojne.
    Sepse ti mund te censurosh lajmin, por jo telekomanden e shikuesit. Ai po, mund te censuroje keta TV, si ata qe permende ti,per te cilet shumica e popullit, nuk e di nese ekzistojne.
    Populli, jo bulevardi dhe skutat e tij.

    1. Heu bre !
      Po mësoj se edhe ilirët para 1500 vitesh paskan qenë komunistë enveristë apo “simpatizantë” të Ramës ?

  4. A2 CNN e ka Baç Ulaj, ndertuesi qe po gllaberon cdo tender me Gener 2 dhe 4 AM, madje duhet te hetohej per fallsifikimin e vules se shtetit Delaware per kompanine fantazme te tenderit te Unaza e Re qe po vazhdon. Ky ruhet si dreqi me shume makina e bodyguard te frikshem madje dhe daljet nga restoranti i ben me vrap nga frika e atentateve. Me cme thine Baçi mund te kete lene shtatzane Gjylametin. Ky plot me para eshte me PS a thua ka marre ultimatum nga Basha qe sdo punoje dot ne qeverisjen e tij po nuk ndryshoi kurs?! Kete pronarin e Euronews nuk e njoh po eshte ne gare vetem me A2 si televizion, pra ka bere veprim per inerci te konkurrentit!

  5. Une them te kontrolloje Youtube Google Facebook Twitter. Te mos lere cdo lloj kanali televiziv te transmetoje etj.
    Keshtu do ishte i barabarte me Erdoganin(vellain turk) Xi Jinping, ,Putin, Ajatollah Khamenei ,e shume lidere vizionare.
    Ti do terhequr zvarre neper Tirane bashke me lyrashet qe te vijne pas qe te behet mesim per ata qe vijne pas.
    PLEHRE!

  6. Bushat ja ke fut koti.
    Shkrim subjektiv dhe komente me uri kacaku.Askush nuk ngopet.
    Ka dhe me keq,mund te vdesesh pa I pare dhe degjuar keto TV.,aq te sakta.

  7. Nuk kemi nevoje per keto televizione reaksionare dhe kolaboracioniste!
    Ne kemi TV-te e Partise, TopBlushin, TvFranin, TeleBollinon, dhe Lajme24she, pa harruar dhe DulakPlus.
    T’rroj’ Partija!

    1. o i mbytur po tv frani sikur ishte i flakte me pd,apo çe do,nejse ti shiko televizionin e pavarur syritv me gazetarin me fame boterore Qim Peka…

  8. Me vjen keq por po thuaj se te gjitha kanalet televizive jane -bythe-lepires -te qeverise.Dhe sidomos ato kanale qe kane pronare -Biznesmene-apo drejtues te kompanive te mbedha qe marrin -tendera-nga qeveria.Kjo nuk eshte per tu zhdukur kurre,le te nderrohen qeverite ato prape bythe lepires do ngelen.Po me e keqja e se keqes eshte se ketu tek ne ka dhe -monstra-kryeminister -televizion privat–ERTV-eshte -bajga- e propogandes boshe te ketyre felliqesirave.

  9. Me ligësinë e zakonshme dhe intelektin e ulët Lulzim Basha, jo për të parën herë, shprehet se “As unë dhe as përfaqsuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifra reale. Unë personalisht kam dy të shtruar…”

    Çfarë informacionesh të tjera kërkon “specialisti” dhe “shpëtimtari” Basha përveç atyre që jepen çdo ditë (njësoj si në vendet e tjera evropiane), si: numri i të testuarve, të infektuarve, të shtruarve në spital, të intubuarve dhe të të vdekurve?!

    Nëse përhapja e virusit në Shqipëri paska ardhur nga “mungesa e testimeve”, po në vendet perëndimore (shumë prej të cilave janë më keq se Shqipëria) nga ka ardhur kjo përhapje?! Po keta dy tv qe flet bushati do pranojne kasetat e bashes qe ja dergo tv neper takimet ne popullin gazetaret mjeket dhe disa njerez qe ishin mjekuar per covid te privati,te shohim cfare do bejne keto tv neser po Qimi qe ben propogant nga mengjesi ne darke si quhet?

    1. Nuk eshte se kam ndonje simpati per Bashen, por ju shkrojtesit me sufllaqe ta neverisni, te beni per te vjelle. Kryeministri juaj ben krahasimin e pandemise me ndeshje futbolli, ju vazhdoni te merreni me Bashen. Zakonisht nuk ndjek politike, por kur me treguan dhe me pas lexova se cfare kishte thene tek Eni Vasili si dhe pashe videot e publikuara ne rrjet, arrita te kuptoj se pse ndodhin vetevrasjet ne spitalet covid. Ai kryeminister duhet mbyllur ne burg si Ivo Sanader dhe pasi te mbaroje denimin me burg, duhet mbyllur ne cmendine. Veprimet e tij ishin te ngjashme me ato te babait te tij shpirteror Enver Hoxha ne fundin e jetes se tij.

  10. Censurojeni sa te doni, Rama po nuk doli ne TV do dale ne frigorifer, ne lavatrice e kudo qe te jete e mundur. Nese te gjithe elektroshtepiaket do e censurojne, ai do gjeje menyren te dale ne tualet…

  11. TV-të të çensurojnë Ramën ?
    As mos e çoni ndërmend.
    E vetmja rrugë për tja mbyllur gojën këtij psikopati e për ta lënë të bëjë monologje si e ëma e Zeqos në majë të thanës, është ta injorojnë fare ate duke mos pranuar të bisedojë askush me te.

  12. Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

    Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Madje dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

    Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.Ti i ores 15:19 qe nuk meresh me politike por vetem i shikon ato di shume mire te mbrosh Idhullin tend lulzime o loqja e majte e salihut per kete shkrim supa per ty eshte falas

  13. E verteta eshte qe zullumqari duhet te censurohet por nga qytetaret.Edhe nga media.Problemi eshte se ai ka mbeshtetje nga televizione te fuqishme sic eshte Top channel.Por me e keqja ka mbeshtetjen e parase qe financojne ato.Prandaj eshte e rendesishme censura nga populli-

  14. Sali Berisha përshembull ka një qëndrim të ndryshëm nga Qeveria e Tiranës. Ai këmbëngul se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.

    Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK-së, dhe nga ana tjetër, nuk do t’i afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.

    Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri, nuk përbën problem populizmi i Qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UÇK-së. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtetë Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UÇK-së.

  15. z. Bushati ju beni nje thirrje per te censuru Ramen, por une nje qytetar i ketij vendi, ju bej nje kerkese te kundert ne se ma lexon :

    Ju kerkoj te hiqni censurimin qe mediat pas bythes Rames i kane bere nje shkrimi te tij te dikurshem dhe te sillni si botim ate shkrim me titull –
    ” LULE SHQIPO, LULE DJALE ”
    Ky shkrim i Rames dikur eshte mjaftueshem edhe per budallenjte pas tij te binden se shkojne pas nje perversi !

  16. Siç dihet, Zyra Biografike Serbe, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ku drejtor ishte Lulzim Basha, Zv.drejtore Argita Malltezi, Sekretare Aurela Isufi (gruaja e Bashës) dhe Asistent Juridik Erion Isufi (Kunati i famshëm i Bashës), hartonte dosje të zeza krimesh, kundër luftëtarëve e komandantëve të UÇK, në favor të Serbisë, të cilat, Beogradi i depozitonte në Gjykatën e Hagës, si provë, që kosovarët ishin vrasës të serbëve dhe jo serbët, vrasës të kosovarëve”, shkruan portali.

    Me këto dosje, janë përndjekur, arrestuar, gjykuar e dënuar, 57 luftëtarë dhe komandantë të UÇK, mes tyre dhe Ramush Haradinaj dy herë dhe tashmë ish komandantët e tjerë, që përkon me udhëheqjen politike të Kosovës së pasluftës.

    Ndërkohë që janë në “listën e zezë” serbe edhe 513 luftëtarë të tjerë të UÇK, të skeduar për krime ndaj serbëve, prej dosjeve të hartuara nga treshja që dejton PD-në, Lulzim Basha, Argita Berisha Malltezi, Aurela Isufi-Basha dhe Erion Isufi.

  17. Llapaqitjet e ores 19:22 jane kopja e rradhes nga Uturaku TemA i Mender Bajges qe sjell si detyre partie pa pagese i perhershmi Ethem Lalaj nje enverist katunar i katundeve te Mallakastres.

    Sa per kujtese eshte ky Mender Bajga qe ka ster-shkruar shume here kur i lepinte koqet Sali Berishes se –
    “Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit”

    1. O vlla po kta jan te papare. Po shifja disco lajme tani ne news 24 dhe e pren ne gjysem emisionin. Keta jane keiminela.Edhe Trump e Merkel nuk nderhyjne dot ne emisione satire ne Tv..ky i gjati eshte edhe Enver edhe Hitler

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *