• |
ide | kryesore

Arsyet pse duhet të shikoni ‘The Queen’s Gambit’

-Instant, Paparazzi, Slider



The Queen’s Gambit” momentalisht është një nga serialet më të shikuara në Netflix dhe kjo nuk është aspak befasuese.

Aktorja kryesore e serialit Anya Taylor- Joy luan rolin e një vajze të talentuar të shahut që mposht varjen nga substancat narkotike dhe një të kaluar problematike ku në të njëjtën kohë dëshiron të bëhet lojtarja më e mirë në botë.

Nëse nuk keni filluar ta shikoni akoma, jeni duke humbur shumë. Më poshtë ua sjellim 10 arsyet se përse “The Queen’s Gambit” duhet të jetë seriali i juaj.

Nga performanca e saj e shkëlqyer në “The Witch” e vitit 2015 dhe në “Split and “Glass”, e kthyer në Emman e bukur të këtij viti, Taylor-Joy tashmë është bërë një talent i jashtëzakonshëm në aktrim – dhe radha e saj si Beth Harmon në “The Queen’s Gambit” është më një tjetër provë se ajo është një aktore perfekte për role të tilla.

“The Queen’s Gambit” fillon duke na treguar vitet e hershme të fëmijërisë së Beth në një jetimore dhe Isla Johnston bën një punë të shkëlqyer duke portretizuar Bet.

Bill Camp është një prej atyre që kur e shikoni thoni “Hej, unë e njoh atë djalë”. Aktori paraqitet në episodet e para të “The Queen’s Gambit” si rojtari i jetimores i cili i mëson të rejën Beth se si luhet shahu.

Marielle Heller njihet më shumë për punën e saj si regjisore sesa rolet e saj në aktrim: Ajo qëndroi prapa dramës “Can You Ever Forgive Me?” dhe të “A Beautiful Day in the Neighborhood”. Por ajo ishte e përsosur si nëna adoptuese e Beth, Alma Wheatley, duke kthyer në një shfaqje qesharake dhe mjaft empatike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *