• |
ide | kryesore

Edi Rama sqaron pse tha për Ilir Metës që “do të bjerë dëshmor”

-Instant, Lajme, Të fundit



Pyetja e Edi Ramës që provokoi një seri sulmesh nga ana e Ilir Metës “Çfarë do më shumë Ilir Meta? A do të bjerë dëshmor?” është sqaruar sot nga kryeministri gjatë intervistës në Open.

“Mos ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës. Unë s’kam dalë ndonjëherë me një mënyrë të foluri të tillë. Nëse më nxirrni ndonjë moment kur flas ashtu, do them se kam lajthitur. Kur them për Ilir Metën, “a do të bjeri dëshmor” e them se nuk di ta shpjegoj ndryshe dhënien e dekoratave për njerëz që kanë rënë dëshmorë para se Ilir Meta të bëhej president. Ca të them unë që ai njeri del i dehur, jo si i dehur, por i dehur realisht. Si i përgjigjesh një të dehuri?” tha Rama.

“Unë jam nga Skrapari. E di që je nga Skrapari. Ti je presidenti i gjithë Shqipërisë, nuk je presidenti i Skraparit” ishte përgjigjia e kryeministrit Rama për shprehjet e presidentit Ilir Meta, që duke marrë shkas nga pyetja e Ramës “a do të bjerë dëshmor?” lëshoi një sërë epitetesh duke e quajtur kryeministrin “qen bir qeni” dhe duke thënë se me Edi Ramën “mbaroj punë për dy minuta”.



4 Comments

  1. Me ligësinë e zakonshme dhe intelektin e ulët Lulzim Basha, jo për të parën herë, shprehet se “As unë dhe as përfaqsuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifra reale. Unë personalisht kam dy të shtruar…”

    Çfarë informacionesh të tjera kërkon “specialisti” dhe “shpëtimtari” Basha përveç atyre që jepen çdo ditë (njësoj si në vendet e tjera evropiane), si: numri i të testuarve, të infektuarve, të shtruarve në spital, të intubuarve dhe të të vdekurve?!

    Nëse përhapja e virusit në Shqipëri paska ardhur nga “mungesa e testimeve”, po në vendet perëndimore (shumë prej të cilave janë më keq se Shqipëria) nga ka ardhur kjo përhapje?!

  2. Pse mediat mbaj e te fshehur gjendjen e salihut ne karantine sepse eshte infettiate me kovid sot dita e trete e karantinimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *