• |
ide | kryesore

“Fitojmë dy ndeshje e kualifikohemi”: Ramadani nuk sheh pengesa për objektivin e Shqipërisë

-Instant, F1, Sport



Miqësorja e fituar kundër Kosovës kishte vlerë për ti dhënë teknikut Edi Reja idenë për lojtarët tek të cilët mund të besojë për dy ndeshjet e fundit të Nations League, por edhe vetë moralin e lojtarëve. tre rezultatet pa fitore radhazi duken një kujtim i largët dhe tani kuqezinjtë duan të arrijnë objektivin fillestar të grupit C4, vendin e parë, që tani mbahet nga Bjellorusia, skuadra e vetme të cilën e kemi mundur në këto eleminatore e që është vetëm dy pikë larg.

Kjo është ajo që deklaron Ylber Ramadani në konferencën për shtyp: “Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për ne sepse siç e kemi deklaruar edhe më parë se objektivi ynë është të arrijmë vendin e parë, duke i fituar me patjetër këto dy sfida. Pavarësisht mungesave që mund të na penalizojë disi, mendoj që edhe me këto lojtarë që kemi do japin maksimumin e tyre në këto dy sfida të rëndësishme.

Ish-mesfushori i Partizanit nuk sheh asnjë problem tek mungesat, duke theksuar potencialin që ka grupi kuqezi: “Ne jemi lojtarë prej shumë vitesh këtu dhe njihemi mjaft mirë, nuk përbën problem rotacioni i lojtarëve pasi e kemi të lehtë të kombinohemi. Cilido mund të zëvendësojë këdo.ʺ

Skuadra e Rejas do të luajë të dyja ndeshjet e fundit në shtëpi, në 15 nëntor kundër Kazakistanit e në 18 kundër Bjellorusisë kryesuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *