• |
ide | kryesore

Gjirokastra hap shërbimin ditor të urgjencës për rastet me COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Shërbimi ditor i urgjencës për rastet e të infektuarve nga COVID-19 është hapur në Gjirokastër.

Ky shërbim ditor u vjen në ndihmë rasteve të rënda të të prekurve të cilët më pas nisen drejt Tiranës.

Sipas parashikimeve dhe skenarëve, në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid.

Nevoja e hapjes së këtij shërbimi erdhi pas shtimit të rasteve të të prekurve nga koronavirusi me ritme të shpejta në Gjirokastër.

Sot një 35 vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga Covid-19.

Mes të prekurve, disa prej të cilëve në kushte të rënduara, ka mjekë, personel shëndetësor, efektivë policie, punonjës administrate, ndërsa dy kopshte, një shkollë dhe 3 fasoneri janë mbyllur vetëm në qytetin e Gjirokastrës, shkruan Panorama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *