• |
ide | kryesore

“Hetoi krimet e UÇK-së dhe fshehu provat për serbët”/ Si i përgjigjet Basha akuzave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I akuzuar prej disa ditësh se ka hetuar krimet e UÇK-së si pjesë e UMNIK në Kosovë e madje i gjendur edhe përballë një dëshmitari që pohoi me zë dhe me figurë se i ka dhënë në atë kohë një provë filmike për krimet e serbëve në Krushë, që ai e ka fshehur (video e Top Channel poshtë), Lulzim Basha i ka hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta.

Ai thekson se detyra që ka pasur nuk kishte lidhje me hetimin e krimeve të shqiptarëve, por se ka qenë  në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit.

Sipas asaj që pohoi në Ral Story Basha ka pasur tre detyra në UMNIK: Për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetit nga autoritetet e OKB tek ato të Kosovës, siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.

Ai hodhi poshtë edhe historinë e dëshmisë për kasetën e fshehur. “Pse do duhej të fshihja unë një video që boll të hapësh Yuu Tube dhe e gjen? Çfarë kuptimi ka të fshehësh një krim të vërtetuar dhe të provuar” ka thënë ai.

Sipas liderit të PD, ai nuk merakoset nga këto fabrikime që i janë bërë edhe dy herë të tjera para zgjedhjeve. “Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

Por, sipas Bashës i gjithë ky inskenim bëhet për një qëllim banal. Sepse “në ditën kur Hashim Thaçi dilte para gjykatës në Hagë, Rama ishte në takim të përbashkët me Vuçiçin”. Dhe për të provuar antitezën e tij Basha sfidoi: “Doni të bindeni? Shikoni se si Rama që nxjer gjithçka në Tëitter e ka fshehur takimin me Vuçiçin atë ditë. Hapni rrjetet e tij sociale dhe shikoni pse u fabrikua fushata kundër mejeve. Natyrisht për të tërhequr vëmendjen”.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. E ndoqa deri në fund këtë intervistë të Bashës tek Koli Palla
    Nëse do të vlerësohej me nota, do të dilte :
    Nota dhjetë për Bashën e nota 0 për Ed karagjozin +Tao Palla+Koli Palla + Lal Plehu

    1. Nota zero per kryetradhtarin Basha. Jam nip Kosove tha, dhe e dua Kosoven. Ndersa ai qe thote, ja kam dorezuar videon Bashes, asht bir Kosove.
      Kush e don ma shume Kosoven. Ky nip Kosovet, apo ai bir Kosovet.
      Oo, koja nonen shqipe.

  2. Te gjithe palet ne Shqiperi luajne me emocionet qe ka krijuar ne kosove arestimi i nje pjese te drejtuesve te UCK. Lufta e tyre politike nuk nisen nga morali por nga interesat per zgjedhjet e ardhshme. Vazhdon e njejta histori qe ka zanafillin qe ne 1944 ku disa jane heronje e disa tradhtar e te shitur, por ne thelb kane marjen e mbajtjen e pushtetit.

  3. Thaci, Krasniqi etj, etj pas tyre qe do shkojne atje ne Hage, i paskan ato pranga ne duar nga Lulzim Basha??
    Duket koka rrase e Taulant Balles per ta besuar kete!

  4. Me ligësinë e zakonshme dhe intelektin e ulët Lulzim Basha, jo për të parën herë, shprehet se “As unë dhe as përfaqsuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifra reale. Unë personalisht kam dy të shtruar…”

    Çfarë informacionesh të tjera kërkon “specialisti” dhe “shpëtimtari” Basha përveç atyre që jepen çdo ditë (njësoj si në vendet e tjera evropiane), si: numri i të testuarve, të infektuarve, të shtruarve në spital, të intubuarve dhe të të vdekurve?!

    Nëse përhapja e virusit në Shqipëri paska ardhur nga “mungesa e testimeve”, po në vendet perëndimore (shumë prej të cilave janë më keq se Shqipëria) nga ka ardhur kjo përhapje?!

  5. E besoni që Basha mund të bënte një gjë të tillë???Në asnjë mënyrë.Ai në atë kohë ka qënë thjesht pjesë e një grupi që hetonte dhe jo drejtus.Si mund Basha që në origjinë është kosovar të sillej në këtë formë?Jo sepse mbi të gjitha ëdhtë atdhetar.Jo si zullmqari Rama një anti shqiptar i vërtetuar tashmë.

    1. ku ben basha gjera te tilla? basha eshte qelibar, ska genjyer njeher ne jet. Lum si ju qe besoni cdo gje. cte bejm ne skeptiket. ka shum prova kunder ketij shokut te fazllicit. per nje oportunist interesaxhi dhe qen leku si ky, nuk ka rendesi as origjina, as familja, as kombi e asgje pervec paras dhe pushtetit personal. rama nga ana tjeter shok i vucicit. sala arrestoi Adem Jasharin per llogari te serbis kur ai i shkreti erdhi ti kerkonte ndihm, salehu e futi brenda si terrorist. hapni mendjen o njerez, o popull se na moren ne qaf keta mutra politikan.

  6. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, thotë:

    Testi i Covid 19 per shqiptaret ne ‘Shendetesine falas’ ne tentative te Ramuthit – 12 000 leke te rinj (dhe kur te vije rradha)
    Testi i Covid 19 per shqiptaret dhe tjeret ne vende europiane jo me teper se 10 Euro.
    Natyrshem sepse rrogat ne “Shqiperine qe (s)duam” kane rritje marramendese keto vitet e Ramuthqeverise!
    Megjithate…kemi hallin te Basha se c’fare e si ka perkthyer dikur ne UNMIK

  7. Rama e shikon qe nga te gjitha anet po fut uje barka e tij e vjeter.
    Diten qe Thaci shkon me pranga ai eshte ne koference me Vucic shpjegon gjithshka.
    Sa per Bashen nuk ka pasur peshen per te denuar kosovaret eshte thjeshte nje manover e rradhes e RAMAVICIT.
    Qe shikon qe kovidi po ben namin, qe mjeket e infermieret marrin para e euro tek infektivi, qe Pipero me shoke te bejne 120 euro tamponin qe ne Itali eshte 22 euro e Turqi falas.
    Keto jane halle tani, ekonomia, e jo shtepie e verdhe e traplliqe te tjera.
    Turp per Ramen qe ra kaq poshte. Ka kapur fundin.

  8. Keto brockulla te stisura tentojne te te bejne per gomar me zor.
    Se cfare ka bere Shqiperia keto 7 vjet me politiken e jashtme nen drejtimin legjendar te Edi Rames e kemi pare dhe po ja ndjejme pasojat.

    Sa per deshmitarin, nuk eshte e veshtire te gjesh njerez pa shtyll kurrizore e t’i blesh. Stil i vjeter i sigurimit.

    p.s: J’ua dhiu propaganden Basha, ai nip kosove kurse Rama nipi spirokolekes.

  9. Shpif shpif se dicka ngelet thote populli kjo eshte fabul ohhh te lodhur nga sistemi ala vazhdoni dhe i besoni nje te cmenduri

  10. Një dokument i asaj kohe, që disponohet nga Top Channel, del emri i Bashës si këshilltar në grupin e stafit te antropologut peruan Jose Bablo Bayrabar.

    Peruani Bayrabar është i njohur për zellin e tij në gjetjen e të ashtuquajturave krime të UCK në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Debati për punën e tij, Burrel me shtëpinë e verdhë dhe në Kukës, u hap edhe 10 vite më parë. Në atë kohë doli emri i Lulzim Bashës, i cili ishte ministër në qeverinë Berisha,dhe pastaj qe lulzimja eshte me origjine kosovar dhe nuk ka bere spiunin per serbet po damir fazllicin pse salihu dhe basha e kush nuk per kok o shpellkaret e salihut,ketu larte eshte nje loqe qe thote lulzimja nuk e ben kete gje,po 1milion € ku I gjeti ky pabuksi i rruges 4 deshmoret qe e gjithe rrugica e di kush eshte lulzimja qe nuk mbush te dot bark un me buke

  11. Keta genjejn gjith diten o vlla. se kan problem. ky te pergjigjet me fakte jo me llafe e me brockulla. keshtu tha dhe per foton me trump, po genjeu. pastaj ca do thot ky. kujteoni ju se do dali e do pranoj gabimin? e ka ber me ndergjegje te plot, se ndryshe nuk do ishte ketu ku eshte sot. do ngelej kamarier ne holland.

  12. mut ky mut rama. antishqiptar berisha e akoma me cop muti like floriri qe na ben si hero kombetar, e kan kap dhe me presh ne dore kete mutin e fundit. ky eshte e sigurt qe ka bashkepunuar per krimet e pretenduara te uck. e kan then te gjith, edhe vet ata te uck. keshtu qe te lehi sa te doj, ate qe ka ber nuk e cben dot. rama nga ana tjeter, nderkohe qe komandantet e uck shkonin me pranga ne dore ne hage, ky loqja hante pinte me vucicin, ish-ministrin e propagandes te miloshevicit. rama duhej urgjentisht te anullonte takimin, ose te mos shkonte fare. gjith faktori politik shqiptar duhet te unifikohet me nje qendrim te vetem, kunder serbis. dihet qe pas kesaj maskarade eshte serbia. po kush ta bej? rama qe e ka shok vucicin? sala qe ka arrestu adem jasharin? apo lul karabushi qe ka ndihmu per keto akuza? na mbyten plerat.

  13. Te fala Fazllicit o Lule, edhe babes Saleh qe ka arrestu Adem Jasharin per llogari te Serbis. Adem Jasharin simbolin e pavarsis te Kosoves. per te mos fol pastaj per remzi hoxhen qe i del akoma ne enderr Salehut. Si e bejn gjumin rehat keta mostra?

  14. Duke gënjyer, duke bërë sikur i ka marrë me qira, duke fshehur qiradhënësin, ai vetëm sa e mban gjallë këtë temë dhe e bën refren të përditshëm, duke ua ngulur në mendje shqiptarëve, që këto vila nuk i ka blerë me forcat e veta, me pazaret e veta dhe me ca para të vetat.

    Në këtë pikë mund të mësojë nga Ilir Meta. Madje dhe nga Sali Berisha. I kanë vilat ngjitur me njëri- tjetrin në Lalëz dhe as e vrasin mendjen për këtë punë. Të paktën nuk gënjejnë si ky, që dikush ua ka dhënë, por nuk thotë as emër, as tregon faturë.

    Meta thotë e kam blerë vetë, Saliu thotë ja ka blerë vajza… dhe ky mund të thotë mi ka blerë kunati. Por ky se bën këtë, duke u përpjekur më kot të fusë katër vila në një thes me gënjeshtra. Kur e di fare mirë që ato e dëmtojnë më shumë duke i fshehur, se sa duke i treguar.

  15. nuk paska vend per koment,asnje nuk punon ,te gjithe bejne gerr-verr vec te dali parja pa pune.
    Basha ka qene dhe ngelet genjeshtari absolut ne shqiperi.
    A ka spiunu apo jo nuk e dime sepse shqipatri nuk e thyen besen dhe eshte model ne bote se si e vrasin njeri tjetrin.

  16. Sali Berisha përshembull ka një qëndrim të ndryshëm nga Qeveria e Tiranës. Ai këmbëngul se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.

    Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK-së, dhe nga ana tjetër, nuk do t’i afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.

    Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri, nuk përbën problem populizmi i Qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UÇK-së. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtetë Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UÇK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *