• |
ide | kryesore

Kaos në peshëngritjen shqiptare: jep dorëheqjen presidenti i FSHP-së, dy ditë para zgjedhjeve

-Instant, Sport



Në kohën kur pritej të ishte sërisht fitues në zgjedhjet e datës 14 nëntor, në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, presidenti Theodhor Masllavica ka dhënë dorëheqjen, duke e futur shtangën shqiptare në kaos. Masllavica ka bërë të ditur se është detyruar të tërhiqet nga posti “për arsye personale”, ndërsa ka theksuar se dorëheqja është e parevokueshme.

NJOFTIMI I MASLLAVICËS

Të nderuar Miq, Sportistë dhe bashkëpunëtorë,

Në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dua tju njoftoj se për arsye personale jap dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit dhe kandiatura ime për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e dt. 14.11.2020. Këtë dorëhqje e jap në mënyrë të parevokueshme.

Dëshiroj të falenderoj të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e mi për të cilët kam një vlerësim maksimal dhe besoj se do tia dalin në çdo arritje sportive.

Me respekt
Theodhor Masllavica



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *