• |
ide | kryesore

Miku i ngushtë i Sergio Ramos pohon: “Me 80% largohet nga Real Madrid”

-Instant, Sport



Gjatë transmetimit sportiv spanjoll “El chiringuito” ka ndërhyrë edhe shkrimtari Cristobal Soria, që përvec se është një i ftuar fiks i programit është edhe shumë mik i Sergio Ramos. Ajo që ka zbuluar ai është e destinuar të krijojë debate: “Njoh fiksimin e Sergios, dëshiron të qendrojë tek Real Madrid, por e shoh më shumë jashtë se brenda. Përqindje? Për mua ka 20% mundësi të qendrojë e 80% të largohet”.

Sergio Ramos, në moshën 34 vjecare është ende i aftë të bëjë diferencën në nivvelet më të larta, gjë që e bën të qartë se me kontratën e tij në skadencë në 2021 të jenë të ndryshme skuadrat e interesuara për eksperiencën e aftësitë e tij teknike. “Perez nuk e ka kuptuar akoma se Sergio Ramos do të jetë i lirë të firmosë për një tjetër skuadër të madhe europiane pas 48 ditësh – shtoi Soria – Kjo është vërtetë e pabesueshme sepse flasim për një lojtar rendimenti i të cilit sportiv nuk diskutohet: është më i fortë sot se kur ishte 25 vjeç”.

Zërat mbi lamtumirën e mbrojtësit nga Real qarkullojnë prej javësh, por nuk janë të shumta skuadrat në kontinentin e vjetër që mund ti garantojnë pagën e tij aktuale prej 11,7 milionë në sezon. Në vijë të përgjithshme, drejtuesit e Real Madrid do të preferonin të negocionin në mënyrë të përvitshme kontratat e over-30, ndërsa stafi i Ramos preferon një rinovim disa vjecar, një kontrast që i ka dhënë start situatës aktuale mes palëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *