• |
ide | kryesore

Napoli, në Kolegjin e Garancisë, rrezikon shumë më tepër se mund të fitojë

-Instant, Sport



Vendimin e Apelit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Napoli e ka cuar në një shkallë tjetër ligjore, Kolegjin e garancisë ku shpreson të shmangë humbjen në tavolinë 0-3 të ndeshjes së pazhvilluar me Juventus e pikën e penalizimit, por paralelisht mund ti duhet të luftojë me akuzën e radhës që konsiderohet edhe më e rëndë se sa mungesa në Torino për sfidën e kampionatit. Napoli e sheh praktikisht veten në betejë të dyfishtë me autoritetet gjyqësore italiane.

Pasi iu refuzua ankimimi për ndeshjen e humbur 3-0 në tavolinë me Juventusin, klubi i presidentit De Laurentis rrezikon të përballet me akuza të tjera që lidhen me mosrespektimin e normave anti covid në Itali. Sipas Sportmediaset, dyshohet se Napoli mund të ketë anashkaluar protokollin dhe prokuroria mendon që të nisë një hetim në bazë të provave që ka në dispozicion.

Gjithsesi janë hetuesit që do të thonë fjalën e fundit, pasi në rast të hapjes së një tjetër cështje, Napoli do të rrezikonte një masë edhe më drastike se sa thjesht humbja 3-0 dhe heqja e 1 pike në klasifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *