• |
ide | kryesore

Nga lufta në Jugosllavi tek miqësia me Arkanin, rrëfehet Mihajlovic: “Shoku më tha, ‘I lutem Zotit që të të vrasin familjen'”

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic, tekniku i Bolonjës, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Corriere della Sera në të cilën ka folur për gjithcka: nga sëmundja, tek lufta në ish-Jugosllavi, deri tek Arkan e të ardhmen. Pasi përballoi leuceminë, tekniku serb ka shkruar një autobiografi, “Ndeshja e jetës”, e ka folur në të me sinqeritetin e zakonshëm: “Të sëmurësh nuk është një faj, ndodh e kaq. E vërteta është që nuk jam një superhero e as Superman. Flisja kështu sepse kisha frikë”

“Kush nuk ia del nuk është humbës. Nuk është një humbje, është një sëmundje e mallkuar. Tani i gëzohem cdo momenti, më parë nuk e bëja e quaja të sigurtë. Sëmundja më bëri një njeri më të mirë”, ka shtuar Miha, që sot përcaktohet “një njeri që kërkon ta shohë gotën gjysëm plot. Duartrokitjet e mbështetja më kanë ndihmuar shumë. Por tani mjaft. Mezi pres të kthehem të jem cigani i m**it”.

Tekniku ka bërë shaka me ofendimin që e ka shoqëruar gjithë jetën futbollistike: “Jam një njeri kontrovers. Por nëse bëj ndonjë budallallëk, marr përgjegjësitë e mia”. Si tregon kur preket një argument delikat si miqësia e tij me ish-ushtarakun e lartë serb Arkan: “Në fillim ndoshta isha i tërhequr nga imazhi i të keqes, por pastaj u bëmë miq të mëdhenj. Nuk do ta aprovoj kurrë atë që ka bërë, por nuk mund të mohoj një raport që është pjesë e jetës sime”.

Pastaj hapësirë për kujtimet e keqardhjet: “Dicka që nuk do ta ribëja? Tetor 2000, Lazio-Arsenal në Champions League. Që kur luaj futboll kam dhënë e marrë pështyrje, bërryla e fyerje. Ndodhi edhe me Vieira. I thashë ‘zezak m**i’ Tre javë skualifikim. Gabova e shumë. Ai më kishte sharë gjithashtu cigan m**i për gjithë ndeshjen. Për të ofendimi ishte cigan, për mua ishte m**i”.

Një tjetër kujtim nga fusha kur shpërtheu lufta në Jugosllavi: “Finalja e Kupës së Jugosllavisë 1990. Po humbnim kundër Hajduk Split, gol i Boksic. Para ndeshjes, në tunelin që të conte në fushë, Igor Stimac, kroat, shoku im i dhomës në kombëtaren e të rinjve më tha: “I lutem Zotit që tanët të vrasin familjen tënde në Borovo”, që është qyteti i lindjes së prindërve të mi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *