• |
ide | kryesore

Përcaktohen katër skuadrat e fundit për në Euro 2020: ja ekipet e përfshirë në playoff

-Instant, Sport



Katër vendet e fundit për në Europian që duhet të zhvilloheshin në verën e kaluar do të përcaktohen sonte. Do të luhen në fakt ndeshjet e fundit playoff për Euro2020, me sistem unik, në të cilat është mbërritur përmes një rrugëtimi të përcaktuar nga pozicionimet në grupet e kualifikueseve e nga rezultatet në Nations League. Ndeshjet në fjalë janë Hungari-Islandë, Irlanda e Veriut-Sllovaki, Serbia-Skoci e Gjeorgji-Maqedoni, kjo e fundit një ndeshje që askush nuk e kishte parashikuar.

E ndërkohë, një prej të dyjave do të shkojë në Europian, ku do të luajë në grupin D së bashku me Hollandën, Ukrainën e Austrinë. Shumë më e vështirë do të jetë detyra e kujt do të kualifikohet mes Hngarisë e Islandës, seleksione që morën pjesë në Euro 2016 (ku ‘geyser sound’ i tifozëve islandezë u bë një nga imazhet më të bukura të turneut): kush do të dalë fitues nga sfida e Budapestit do të bëjë pjesë në grupin A, atë të ferrit, me Portugalinë, Francën e Gjermaninë.

Cështje interesante ajo e Sllovakisë, që ka ndryshuar teknik një muaj më parë, pas fitores me penallti ndaj Irlandës: në pankinën e Hamsik e shokëve është ulur tashmë Stefan Trakovic, që do të provojë të bëjë më të mirën kundër një skuadre si Irlanda e Veriut që, edhe pse nuk fiton nga shtatë ndeshje, arriti njësoj të mbërrijë në këtë sfidë vendimtare, falë suksesit me penallti ndaj Bosnjes.

Ndeshja më e rëndësishme është Serbi-Skoci. Serbët, falë Mitrovic e Milinkovic-Savic, në gjysëmfinale eleminuan Norvegjinë plot të rinj premtues e tani, të animuar nga një shpirt nacionalist që shkon përtej futbollit, synojnë të bëjnë të njëjtën gjë kundër skocezëve, të pamundur në tetë ndeshje, si nuk ndodhte për ta që nga mesi i viteve ’80. Serbia nuk ka marrë kurrë pjesë në një kampionat europian që nga shkrirja e Jugosllavisë si entitet politik, ndërsa Skocia mungon në një fazë finale që nga Euro ’96 e pas suksesit me Izraelin ka vetëm një hap për të përmbushur misionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *