• |
ide | kryesore

Rama kundër mediave: Mos jepni intervista para spitaleve dhe as ata që hidhen nga ballkoni

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama duket se nuk duron dot më asnjë kritikë për mënyrën se si po e menaxhon qeveria situatën nga koronavirusi. Të vetmet fjalë të mira që tha në studion e emisionit “Open” ishin për lidhjen direkte nga spitali “Shefqet Ndroqi” ndërsa më pas nuk i kurseu akuzoat për ato televizione që marrin intervista te dera e spitaleve.

“Kjo është anti-njerëzore, anti-kombëtare, anti-shqiptare” – tha Rama që më pas nuk pranoi që të komentohen në TV as rastet e vetëvrasjeve nga këto spitale.

“Problem janë lajmet e çmendura. Kjo është kriminale fare që të bësh lajme me orë të tara për ata që hidhen nga ballkoni. Ka pasur Italia 71 raste. Raportohen me shumë kujdes dhe jo të bëhen romane.

Media nuk duhet të analizojë, absolutisht jo, hedhjet nga ballkoni. Kjo është shumë delikate. Këto nuk duhet të bëhen si rubrika sportive dhe të diskutohen në studio” – tha Rama. Dëshira e vjetër për të bërë kryeredaktorin duket se mbetet e fortë. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Tani ky do thote c’fare duhet te beje media, c’fare duhet te thone doktorret, kur duhhet te dalim (ndryshe na fut ne burg)…25 prilli eshte afer..Qelbesira po dridhet!

  2. Qe ky ka luajtur nga mend shihet qe lepurin e ka ne bark ndjehet e qe mizen e ka nen kesule po ashtu duket se kruhet shpesh, se do ta kete Fundin e ndjen e po ben cmos tu mbylle gojen gazetareve. Shyqyr qe ka edhe gazetare qe nuk jane SERVILA si Fevziu qe na thone te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *