• |
ide | kryesore

Rama premton vaksinën në pranverë: Rimburësim të recetës bazë për të prekurit nga covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e mohon që fatura për tu shëruar nga covid është aq e shtrenjtë sa thotë opozita apo qytetarët në takime me të.

“Eksperienca ime me këto takimet (që bëri Basha me persona që e kishin kaluar covid) dhe nga provat që kemi nxjerrë nga këto takime që ti marr me shumë rezervë se ka shumë aktrime” – tha Rama që premtoi se po diskutohet për të rimburësuar një pjesë të recetës së ilaçeve për të prekurit.

“Rimburësim për recetën bazë për të prekurit nga covid që shkon rreth 14 mijë lekë. Pjesën tjetër të ilaçeve e merr në spital. Jemi duke menduar për një mbështetje për familjet në ndihmë ekonomike. Jemi në diçka që po e mendojmë, por e kemi të shtrirë në kohë.

Jemi duke punuar edhe për marrjen e vaksinës në një kohë të arsyeshme. Kur do të vijë vaksina? Këtë nuk mund ta them. Ajo që flitet është periudha mars – prill – maj. Kjo kjo është periudha që e presim” – tha Rama që mohoi të ketë dyndje në spitalet private për të bërë tamponin dhe madje e mohoi që analizat në shtet zgjasnin mbi 10 ditë.

“Nuk ka dyndje te privati. Te privati janë të shtrenjta edhe në botë. Askush nuk lihet të bëhet keq. Sapo bëhesh keq ti hospitalizohesh” – tha Rama. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *