• |
ide | kryesore

Rama rrëzon për 1 minutë këshillën kryesore të OBSH për menaxhimin e pandemisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të ndryshme të botës të rrisin sa më shumë numrin e testimeve. Thirrja e shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus “Testoni, testoni, testoni” është e njohur tashmë botërisht

Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testeve për milion banorë në Europë. Në vend të pranojë se nuk ka kapacitete, kryeministri Rama ka rrëzuar këshillën kryesore të OBSH-së sipas të cilës duhet të ketë sa më shumë testime për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit.

Brenda një minute Rama ka llogjikuar se meqënëse të vdekurit në Shqipëri janë në të njëjtat ritme si në vendet e zhvilluara, atëherë nuk ka rëndësi kush ka testuar më shumë e kush më pak.

“Testet nuk janë qëllim në vetvete. E tha edhe drejtori i OBSH. E treta, meqë jeni të gjithë doktorë, a mund të më thoni mua pse rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga i yni. Ka insinuata, o burra testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste. Në fund fare, me gjithë testimet e mëdha që ka bërë Franca, ka pse numra shumë më të lartë me ne në raport me popullsinë. Pse kancelarja thotë që zinxhiri i infeksionit na ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen në fund është rezultati. Ndenje në mbrojtje, në mesfushë, këto janë taktika. Rezultati në fund matet, me kapacitetet në spitale. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste por të transformojmë spitalet”, tha Rama në “Open”.

Në fakt, shifrat zyrtare të pandemisë janë vënë në dyshim sot pas daljes së shifrave të vdekshmërisë nga INSTAT, që raportoi se për 3 muajt në korrik, në gusht dhe në shtator vdekshmëria në vendin tonë është rritur me thuajse 30% krahasuar me një vit më parë. Ndryshe, në këto tre muaj janë 1300 të vdekur më shumë se një vit më parë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *