• |
ide | kryesore

Skandali/ I përqafon të gjithë, luan një pjesë loje me Covid, e mëson vetëm në pushim të ndeshjes Turqi-Kroaci

-Instant, F1, Sport



Një rast i jashëtzakonshëm ka hedhur hije të rënda mbi miqësoren e Stambollit mes Turqisë e Kroacisë, përfunduar me rezultatin 3-3. Federata kroate ka komunikuar pozitivitetin me Covid të mbrojtësit Domagoj Vida, që e kishte nisur sfidën titullar e u zëvendësua vetëm në pushim. Mbrojtësi i Besiktas ka luajtur gjithë pjesën e parë në fushë e mund të ketë infektuar disa nga lojtarët në fushë (për shembull Calhanoglu, që qendroi në pankinë gjithë ndeshjen, ose Demiral, Brozovic e Pasalic, që ishin në fushë). Qarkullojnë edhe imazhe në të cilën shihet Vida para ndeshjes, në tunelin e stadiumit, ndërsa përqafon shokë e rivalë.

KOMUNIKATA
“Pasi të gjithë lojtarët e anëtarët e stafit rezultuan negativë në testet e rregullta për ndeshjen me Turqinë të hënën, të mërkurën në mëngjes është bërë një tjetër xhiro tamponesh për ndeshjen me Suedinë. Federata ka marrë rezultatet e testeve zyrtarë pas mesnatës me orën lokale e ka treguar se lojtari Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Shërbimi mjekësor i kombëtares kroate ka marrë informacionet e para në pushim të ndeshjes kundër Turqisë. Në atë moment tekniku Zlatko Dalić kishte vendosur ta zëvendësonte Vida, e shërbimi mjekësor i skuadrës kombëtare e izoloi Vida sipas të gjithë masave epidemiologjike deri në konfirmimin e rezultateve të testeve. Vida, sipas rregullores, do të kalojë ditët e ardhshme në vetë izolim në Stamboll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *