• |
ide | kryesore

Trump: Në SHBA kanë votuar edhe të vdekurit

-Instant, Lajme, Planet



Donald Trump ka publikuar prova që dëshmojnë se në garën e fundit politike rezultojnë të kenë votuar edhe persona të cilët kanë vdekur vite më parë. Pretendimet e fundit u shtohen akuzave se disa shtete amerikane kanë pranuar fletëvotime me postë pas orarit të zgjedhjeve, kanë hedhur fletët e votuesve me bindje proqeveritare dhe u kanë ndaluar zyrtarëve konservatorë të drejtën e vëzhgimit të procesit nga afër. Ekipi elektoral i republikanit zbuloi të paktën katër raste të personave të ndarë nga jeta nga 2003-shi te viti i shkuar, porse identiteti i tyre u përdor për të votuar në zgjedhjet presidenciale. Trump publikoi edhe një video për të shtyrë idenë e tij se fletëvotimet u administruan në mënyrë të papërgjegjshme. Në shtetin e Xhorxhës, të mërkurën u vendos të rinumërohen të 5 milionë votat aktuale brenda 20 nëntorit, për të hequr çdo hije dyshimi për manipulime. Demokratët atje kryesojnë me një diferencë prej gati 14 mijë votash.

Sipas Trump mediet amerikane qëllimisht nuk po i raportojnë rastet e parregullsive në votime sepse janë bërë palë me kundërshtarin e tij. Kreu i shtetit po tenton që me anë të gjykatave ta përmbysë rezultatin në shtetet me diferencë të vogël votash, prandaj ka refuzuar të pranojë humbjen. Rezultati i zgjedhjeve ende nuk është certifikuar, por demokrati Joe Biden kryeson dukshëm në bazë të të dhënave paraprake, duke marrë 290 nga 270 votat elektorale që i duhen për të marrë presidencën e SHBA-së nga data 20 janar e vitit tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *