• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Shqipërisë: Tirana eleminohet nga Korabi, Egbo rrezikon shkarkimin

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë ka sjellë surpriza të mëdha duke e bërë shumë interesante situatën në kompeticion, edhe për shkak të ndeshjeve teke të diktuara nga situata e Covid 19. Tirana është surpriza e madhe e eleminuar nga Korabi me 10 lojtarë në kohën shtesë. Bylis është skuadra tjetër e Superiores që flaket jashtë nga një e Kategorisë së Parë, por ai që rrezikon shkarkimin është vetëm tekniku i kampionëve Emmanuel Egbo.

Nuk e ka parashikuar nigeriani që pankinën mund tia trondiste Korabi, i Kategorisë së Parë, për më tepër me 10 lojtarë nga minuta e 68. Goli i shënuar nga Skuka në minutën e 119 ka nxjerrë jashtë kompeticionin kryeqytetasit, që në raundin e dytë, duke bërë që bardheblutë të pësojnë humbjen e dytë radhazi, pas asaj në kampionat nga Teuta. Në këtë pikë, janë orë vendimtare për të ardhmen e Egbo në pankinë, ndërsa po fillojnë të bëhen edhe emrat e parë si alternativë.

Teuta i ka dhënë një shuplakë Kastriotit, me një 5-0 që dëshmoi qartë se Ndreu nuk kishte ndërmend të sforcohej në Kupë, për tu përqendruar në kampionat. Më delikate situata në Ballsh, pas dy barazimeve në kampionat Bylis del nga Kupa e eleminuar nga Dinamo e me një shprehje pakënaqësie të teknikut Dovedan: “Kalendari i ngjeshur ndikoi te humbja? Ndikoi shumë. Plus që Dinamo vjen nga një javë që nuk luajti. Ne kemi luajtur shumë këto kohë dhe kemi pasur shumë dëmtime”.

RAUNDI I DYTË

Tirana 0 – 1 Korabi
Teuta 5 – 0 Kastrioti
Bylis 1 – 2 Dinamo

Kukësi 2 – 1 Besa
Skënderbeu 3 – 0 Pogradeci
Partizani 1 – 0 Apolonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *