• |
ide | kryesore

​Hoti: S’kemi hequr dorë nga vettingu në drejtësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur mbi vendimet që ka marrë gjatë qeverisjes së tij, duke përmendur edhe anulimin e vendimit të Komisionit për Demarkacion, ku deklaroi se Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ishte paguar mirë, por që nuk kishte dhënë rezultate. Madje, ai ka mohuar të ketë kontrata në vepër gjatë kohës sa ka qeverisur ai. Shefi i ekzekutivit gjatë interpelancës në lidhje me shfuqizimin e task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës, u zotua se nuk kanë hequr dorë nga vettingu në drejtësi, por që siç tha ai, nuk do të tolerojnë ‘gjueti-shtrigash’.

“Për vettingun në drejtësi nuk kemi hequr dorë. Atë që nuk do e tolerojmë është që të mos bëjmë gjueti-shtrigash por ta dizajnojmë një proces në mënyrë sistematike që e rregullon funksionimin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë”ka deklaruar ai.

Gjatë interpelancës në lidhje me shuarjen e task-forcës anti-kurrupsion në Policinë e Kosovës, ka përsëritur se themelimi i këtij mekanizmi ka qenë anti-kushtetues. Veç tjerash, u zotua se nuk ka kontrata në vepër gjatë qeverisjes së tij, e po ashtu udhëtime jashtë vendit, shtesa, blerje të veturave me buxhet të shtetit.

“Nuk ka kontrata në vepër gjatë kësaj qeverisje që janë bërë. Nuk ka kontrata një-burimore. Me vendim e kemi hequr mundësitë që të zhvillohen kontratat një-burimore. Dhe ju e dini, duhet të dini se çfarë nënkuptojnë këto. Nuk ka blerje të veturave, udhëtim jashtë vendit për punëtori, seminare. Nuk ka shtesa, ka vendim për gjitha këto që po i them, që kanë ekzistuar në të kaluarën. Të gjitha këto janë vendime të qeverisë në funksion të reduktimit të shpenzimeve. Për një muaj ditë do të kemi edhe raportin të detajuar për shpenzimet mujore të kësaj qeverie, krahasuar me qeveritë e kaluara. Kemi marrë edhe vendime tjera që dikujt nuk i kanë ra mirë. Edhe kandidatit të juaj për Podujevë, kur e kemi anuluar vendimin e komisionit për demarkacion. Ku ai personalisht është paguar bukur shumë pa asnjë rezultat, hiç, në atë komision të demarkacionit”, u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *